• |
ide | kryesore

Zbrazja e vendit nga të rinjtë, Basha tregon planin për rininë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bashkive, Gjermani, emigracion, Perëndimor, shqiptarë, emigracioni, konsumin, Emigrantët, BE



1 në çdo 3 persona që ikën nga vendi ynë është i ri apo e re, ndërsa Shqipëria është ndër vendet me largimin më të madh të trurit në rajon, sipas raportit më të fundit nga @Gallup.

Sot shqiptarët largohen sepse kanë më pak mundësi për arsimim dhe ata që arsimohen më pak mundësi për punësim. Me Edi Ramën janë promovuar ata që kanë rekorde kriminale dhe jo të rinjtë e mirëshkolluar. Taksat e larta të qeverisë Rama këto 7 vjet kanë marrë më shumë para nga xhepat e të rinjve se çdo qeveri tjetër, teksa korrupsioni nuk lë të ecin përpara ata që janë profesionistë të ndershëm.

Largimi i të rinjve është një plagë tjetër e madhe për Shqipërinë. Ne do të bëjmë gjithçka për t’imbajtur në vendin tonë të rinjtë si krahun më vital të punës. Plani ynë do të mbështesë iniciativat e të rinjve, kushtet e duhura për punësimin dhe sipërmarrjet e tyre. Ata kanë plot ide, pasion dhe energjinë e duhur për t’i dhënë një hov të madh pozitiv zhvillimit të vendit.

Ne do të çlirojmë tregun nga monopolet që ekonomia jonë të marrë frymë lirisht: me taksa të ulëta, investime në teknologji dhe një politikë fiskale që mbështet punën.

Plani ynë do të krijojë hapësira që kushdo që dëshiron të arsimohet e të punësohet ta bëjë këtë në vendin e vet. Shqiptarët duan një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe që u bëhet atyre krah, një qeveri që ofron mundësi dhe punë per djemtë dhe vajzat tona! #ditemetemira



8 Comments

  1. Hajde plan hajde… “Ne do t’ju krijojme kushtet”. Po se si do i krijoje kushtet, cilat jane keto kushte e sa kushton krijimi i tyre, hic. Keshtu me fjale te pergjithshme fliste dhe Rama me 2013. Te flasesh me fjale te pergjithshme dmth te premtosh te mos besh asgje: te pasurit te vazhdojne te pasurohen, te varferit te varferohen, te rinjte te plaken ose te ikin… Duhet ndryshim sistemi EKONOMIK, o derdimene, se po e merrni ne qafe kete vend. Jo ndryshim kodi elektoral po NDRYSHIM SISTEMI EKONOMIK. Kapitalizmi ka mbaru. Shikoni si na katandisi. Ose do angazhoheni qarte e pa dredha per ta ndryshuar, ose merreni pushtetin dhe prisni t’ju vije turma t’ju fuse kokat ne gijotine sapo te kuptoje qe edhe ju genjyet. Nuk zgjat shume. Nuk do prese me njeri 4 vjet. Per 4 muaj behet e qarte cdo gje.

  2. Fraza boshe sa per te kaluar rradhen. Asgje konkrete se si do arrihen keto premtime .
    Me terhoqen vemendjen :
    1) ” Sot shqiptaret kanë më pak mundësi për arsimim” . ( Mundesite egzisotjne dhe jane shume por arsimimi i tyre eshte jo cilesor) .
    2) ” Plani ynë do të mbështesë iniciativat e të rinjve, kushtet e duhura për punësimin dhe sipërmarrjet e tyre” . ( Si do ta besh ? ne cfare menyre ? Keshtu premtime shabllone kemi degjuar sot e 30 vite ) .
    3 )” Ne do të çlirojmë tregun nga monopolet që ekonomia jonë të marrë frymë lirisht:”’ ( si do ta clirosh tregun nga monopolet ? Me sa di une dhe shtete shume me te zhvilluara se ne nuk ja kane arritur kesa gjeje) .
    4) ” do të krijojë hapësira që kushdo që dëshiron të arsimohet e të punësohet ta bëjë këtë në vendin e vet.”
    ( Siiiii do ta besh ?????? ) .

  3. Te tregoje planet si I beri vilat ne hollande gjiri lalzit dhe rolling hills pa prallat e ketij toci si ha njeri

  4. planin basha do jua tregoj vetem te rinjeve te shqiperise….. jo rinise komuniste qe ka komenturar ketu siper. kur vrulli i rinise si ne 90 te detyroj enver hoxhen aktual te zbresi nga froni atehere do shpaloset jo vetem plani per rinine, por dhe per pleqerine, per shendetesine, per bujqesine, per drejtesine, per industrine, etj etj prisni dhe pak

  5. Do ua tregoje planin e rradhes dhe realizimin e planeve te treguara me pare por, ka vetem nje kerkese te vogel qe, kerkon nje Master-Plan nga RINIA qe, t’a sjell ne pushtet (pushtetin opozitar nuk e quan pushtet) dhe pastaj gjithshka duhet i ka Gati…!!!
    Ahhhh! Moj zemer qe qan e renkon …!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *