• |
ide | kryesore

Frost & Fire Consulting shton numrin e partnerëve dhe përvojën Amerikane

-Instant, Lajme



Tiranë, 24 Gusht 2020 – Studio e konsulencës ligjore Frost & Fire Consulting së fundmi ka përforcuar dhe më tej përvojën Amerikane me promovimin e partnerit më të ri, Z. Reshard Këlliçi

Studio e konsulencës ligjore Frost & Fire Consulting ka thelluar më tej bashkëpunimin me Z. Reshard Këlliçi, duke e promovuar atë si Partner. Z. Këlliçi është i arsimuar dhe licensuar si avokat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ofron një ekspertizë të gjerë në negocimin, financimin dhe zhvillimin e projekteve ndërkombëtare e vendase, me fokus të veçantë në fushat e energjisë dhe infrastrukturës.

Përpara kthimit në Shqipëri dhe fillimit të bashkëpunimit me Frost & Fire Consulting si Këshilltar i Posaçëm, Z. Këlliçi ka punuar si avokat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një nga dhjetë firmat më të mëdha globale, Hogan Lovells US LLP. Eksperienca e diversifikuar e Z. Këlliçi përfshin menaxhimin e suksesshëm të projekteve ndërkombëtare madhore dhe komplekse në fushën e energjisë së rinovueshme, burimeve natyrore dhe infrastrukturës.

Po ashtu, Z. Këlliçi ka trajtuar strukturimin dhe negocimin e transaksioneve komplekse për sipërmarrje të përbashkëta, bashkime e shitblerje të korporatave globale, financime e zhvillime projektesh, investime dhe menaxhime kapitali, dhe negociata e zgjidhje të mosmarrëveshjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Amerikën e Jugut dhe Evropë.

Z. Këlliçi është diplomuar në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit të Maryland si Juris Doctor, dhe gjithashtu ka mbaruar Master Shkencor në Kriminologji dhe Bachelor Shkencor për Shkenca Kompjuterike dhe Matematikë. Për më tepër, Z. Këlliçi kontribuon pro bono si Sekretar i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe si Anëtar i Bordit të Institutit Harry T. Fultz.

Z. Rezart Spahia, partneri drejtues i Frost & Fire Consulting i cili themeloi atë pas një eksperience të gjatë si avokat i studios më prestigjioze në SHBA, Cravath, Swaine & Moore, shprehet se: “Jemi tepër të kënaqur të kemi pjesë të ekipit, tashmë si partner, një tjetër avokat të licensuar dhe me eksperiencë të thelluar në SHBA, që ndan me ne të njëjtat standarde profesionalizmi, sofistikimi dhe etike profesionale që ne ofrojmë për secilin nga klientët tanë. Kjo është një vlerë e shtuar jo vetëm për studion tonë, por edhe për klientët e bashkëpunëtorët që do kenë mundësinë që çështjet e tyre të trajtohen nga ekspertë me njohuri të tillë”.

Me zyrat qendrore në Tiranë, Frost & Fire Consulting është e vetmja studio ligjore në Shqipëri që ka në gjirin e saj partnerë dhe juristë që zotërojnë të drejtën për të ushtruar profesionin në SHBA dhe Shqipëri. Brenda një periudhe shumë të shkurtër që nga themelimi, Frost & Fire Consulting është renditur nga guidat ndërkombëtare ligjore si një ndër studiot ligjore më të mira në Shqipëri, bazuar në rekomandimet e klientëve, cilësinë superiore të produkteve të punës, dhe standartet më të larta të etikës dhe profesionalizmit. Frost & Fire Consulting krenohet që i mundëson klientëve të saj shërbime cilësore me të njëjtin standard që ofrohet në New York, Washington ose Londër.

(Artikull Promocional) 



3 Comments

  1. Sot shohim se akti politik i Lukashenkos, që nuk pranon frymën e përgjithshme opozitare kundër manipulimit të zgjedhjeve, me pasion dhe arbitrarizëm, ka ngjashmëri të plotë me mënyrën sesi vepronte Berisha kundër popullit të vet në vitin 1997.

    Shqiptarët, të ngritur në revoltë kundër tij – kundër zgjedhjeve të manipuluara prej tij në vititn 1996, dhe në krizën financiare të vitit 1997.

    Është e njëjta psikikë tiranike.

    1. O psikiku udhetar kohor kopi paste sjemi ne 1997 por ne 2021 nuk esht berisha tu vjedh zgjedhje por rama..pi ilacet o loqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *