• |
ide | kryesore

Olta Gixhari prezanton djalin e posalindur

-Instant, Paparazzi, Slider



Veç datës që aktorja e njohur zbuloi, tani ka zbuluar edhe foton e parë dhe emrin e të birit, bashkë me një mesazh emocionues. Siç shkruan aktorja, fjalët janë të vështira për ta përshkruar lumturinë, por ndihet e bekuar që i biri erdhi në jetë në një kombinim shifrash të saj dhe të bashkëshortit: 21 dhe 8.

Olta shpjegon edhe emrin Amar me të cilin ka pagëzuar të voglin e sapolindur.

“Mirë se erdhe në jetë Amar!

My heaven has just arrived! U bëra nënë. Qenka e vertetë, është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura, të përcjellësh këtë përjetim të thellë Vetëm me një fjalë.

E DUA ÇMENDURISHT

Djali ynë erdhi në jetë më 21.8.2020. Kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij, 21, dhe datën e lindjes sime, 8. Lindja e tij erdhi në mënyrë natyrale.

Biri ynë quhet AMAR

Emri vjen nga hebraikja, që do të thotë i Përjetshëm dhe nga arabishtja, që do të thotë Hënë.

Uroj të ketë një det me lumturi përjetë.”

I them babit të Amar që e dua shumë. Faleminderit që më bën të ndihem e jashtëzakonshme!




2 Comments

  1. O ju gazetaret e Lapsit, a e kuptoni çlajm kot beni? A e kuptoni qe ajo eshte nje njeri kot dhe asgje me shume se nje femer si gjithe te tjerat qe lind femije. Po dhate lajme per kete apo ate femer koti, pa asnje vlere shoqerore, nuk ju lexoj me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *