• |
ide | kryesore

Manchester City e ka seriozisht: Guardiola planifikon të marrë Messi nga Barcelona

-Instant, Sport



Messi larg Barcelonës vetëm pak javë më parë dukej fantazi e merkatos, ndërsa tani, pas eleminimit të dhimbshëm në Champions e pas bisedës me Koeman, është më e mundur se kurrë. Një frakturë në të cilën, sipas asaj që bën të ditur Espn, po tenton të ndërhyjë me vendosmëri Manchester City i ish-teknikut të tij Pep Guardiola, që dëshiron të përfitojë nga pakënaqësitë e argjentinasit në lidhje me Barcelonën.

Operacioni është e qartë se është e vështirë: për momentin Barcelona nuk pranon oferta e sidoqoftë për të marrë Messi, kontrata e të cilit skadon pas një viti, duhen 700 milionë euro të klauzolës së zgjidhjes së kontratës. Një shifër e paarritshme për të gjithë, sidomos në këtë moment vështirësie të shkaktuar nga pandemia, por nëse shitjen e kërkon lojtari, tashmë drejt perëndimit të karrierës e në kërkim të një projekti fitues të menjëhershëm (si ai i City), gjërat do të ndryshonin krejtësisht.

Edhe sepse, sipas asaj që bën të ditur Espn, disa anëtarë të bordit të klubit blaugrana kanë qëllim ta shesin 33 vjecarin për një shifër adapte për merkaton, në mënyrë që pastaj të investojnë paratë e fituara në rindërtimin e skuadrës. Për momentin Guardiola e sheh me qetësi situatën, por Manchester City po studion planin për të ndërhyrë në momentin e duhur. Heshtja e kapitenit të katalanasve i bën anglezët të shpresojnë në një goditje të paimagjinueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *