• |
ide | kryesore

Greqia do shtrihet 12 milje në det/ Tirana u përgjigjet deklaratave të Athinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë reagoi pas deklaratave të kryeministrit të Greqisë Kiriakos Mitsotakis për një zgjerim me 12 milje në kufijtë e saj detarë. Ministria jonë e jashtme thotë se zgjerimi i kufirit detar të Greqisë nuk ka të bëjë me kufirin ujor shqiptaro-grek.

“Lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.

Greqia ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cenohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS.

Vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ku është palë ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare, zgjerim i cili është depozituar pranë Kombeve të Bashkuara që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë.

Kjo e drejtë që buron nga konventa nuk është çështje negociate mes shteteve palë të konventës dhe në të gjitha rastet shtetet që janë në procese negociuese mbi delimitimin e hapësirave detare janë të detyruara që të ndjekin parimet, frymën dhe kriteret e konventës që u njeh shteteve palë të drejtën e zgjerimit te ujerave territoriale deri në 12 milje detare” – thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme shqiptare.

“Sidoqoftë, qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj i cili mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapësirën detare që i takon.

Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese” – thuhet në deklaratën e MPEJ.

Reagimi i autoriteteve shqiptare pasoi deklaratën e bërë të mërkurën në parlament nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis se qeveria e tij do të paraqesë një projektligj, për të shtyrë kufirin perëndimor të ujërave territorialë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare. Zoti Mitsotakis po ashtu deklaroi se Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias kishte vënë në dijeni edhe homologët e tij italianë dhe shqiptarë.

Shqipëria dhe Greqia po diskutojnë gjatë vitet e fundit mbi përcaktimin e kufijve detarë midis tyre. Një marrëveshje e mëparshme mes dy qeverive u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe bisedimet nisën nga fillimi me grupe të reja negociatore.

Në një mesazh në Twitter të martën, Ministri i Jashtëm grek Niko Dendias, shkruante se kishte folur në telefon me Kryeministrin Edi Rama lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon. Ministri i Jashtëm i Greqisë pritet do të vijë së shpejti në Tiranë për bisedime. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. O kafshe, o derra, o te shitur, o sherbetore, o grekomane, si more me shtyrjen e kufirit te ujrave territoriale me 12 milje detare, rreth 22 km. nuk ndryshon asgje?
      Te pabeset, grekerit, e vendosin metrin, tek guraleci Barketa, qe del e zhytet me baticen, nga Barketa + 22 km. iku jo vetem gjithe deti Jon por na marrin edhe gjysmen e gjirit te Vlores! Keshtu eshte kur per kryeminister, ke, grekomanin minoritar edvin kristaqi, iku deti sic iku Cameria deri ne gjirin e Prevezes!
      Derri grek, po ta lesh, po te jesh i dobet, te grabit gjithecka, ata nuk marrin vesh me fjale, me ligj e drejtesi nderkombetare, ata kuptojne vetem gjuhen e forces!
      Ne mos sot, neser, ne mos neser, nje dite, Shqiperia dhe shqiptaret, do te vendosin te drejten ne vend, kjo eshte e sigurte, te gjitha territoret shqiptare, te grabitura me dhune e genocid, do t’i rikthehen shqiptareve!

  1. A u qifsha rrobt qe luani me Gjakun e Derdhur te Shiptareve. Ne si komb me tradhetare jemi zvarritur ne shekuj. Pervec Skenderbeut! Shpejt te beni lojera fjalesh se ju dalin te palarat. Tjetri thote Troc qe shtohen me 12 milje , pra nga psh. 0(zero) behet 12( dymbedhjete) ju me vrap telefonin dhe thoni nga 6 behen 12. O te shitur po ky komb kurvash kshu do veje sa kohe do tja fusin sa krahu dhe nuk reagon po i ka syte te amelika.

  2. O kafshe, o derra, o te shitur, o sherbetore, o grekomane, si more, me shtyrjen e kufirit te ujrave territoriale, me 12 milje detare, rreth 22 km. nuk ndryshon asgje?
    Te pabeset, grekerit, e vendosin metrin, tek guraleci Barketa, qe del e zhytet me baticen, nga Barketa + 22 km. iku jo vetem gjithe deti Jon por na marrin edhe gjysmen e gjirit te Vlores! Keshtu eshte kur per kryeminister, ke, grekomanin minoritar edvin kristaqi, iku deti sic iku Cameria deri ne gjirin e Prevezes!
    Derri grek, po ta lesh, po te jesh i dobet, te grabit gjithecka, ata nuk marrin vesh me fjale, me ligj e drejtesi nderkombetare, ata kuptojne vetem gjuhen e forces!
    Ne mos sot, neser, ne mos neser, nje dite, Shqiperia dhe shqiptaret, do te vendosin te drejten ne vend, kjo eshte e sigurte, te gjitha territoret shqiptare, te grabitura me dhune e genocid, do t’i rikthehen shqiptareve, me hir ose pahir!

  3. Pashaj jevgu ka ndonje koment per shitjen ose dhurimin e territoreve shqiptare.apo kur e shet kerma i rishkerdhyerjes nuk eshte gje e keqe…cohuni o njerez i shkerdheni robt ketyre tradhtareve te kombit.

  4. Kush te ngrihet Marika? Kujt ja ndjen per Shqiperine? Shqiperia do beje mire ta shesi veten meqe nuk di me bere kurre shtet te drejte, ta bej nje shtet tjeter kete fallco fiktiv territor. Formuar tek tuk me grushta e shkelma nga te paret tane.

    Sa te marri Greku kete pjese, do duket prap heren tjeter te marri ndonje gje tjeter sidomos kur te vije ne pushtet krahu tjeter politik, pastaj do degjojme kakaritjet e socialisteve, tradhtar x, y, saliu me del ne enderr si lugat, tradhtar pd’ja e XXX perseritje rrangalle e rrumpallhane.

    Flini te qete se vetem miresi ka ti marri Greku ato qe i takon, se ne Shqiperi nuk i duhen kujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *