• |
ide | kryesore

Juventus merr McKennie nga Schalke 04: Pirlo e zgjodhi për karakteristikat e tij

-Instant, Sport



Juventus po lëviz me qetësi, pa bërë shpenzime të cmendura. Kështu, Paratici është pranë firmës me mesfushorin 21 vjecar amerikan Weston McKennie të Schalke 04. Operacioni po mbyllet me formulën e huazimit, 3,5 milionë, me të drejtën e blerjes të fiksuar në 18 milionë. Amerikani është lojtari klasik i mesit të fushës të gjeneratës së re. I aftë të bëjë gjithcka në repart, me aftësi të mira teknike por, sidomos, i aftë në vrapime dhe rikuperimin e topit.

Nuk shënon shumë, të paktën në Gjermani. Në 91 prezenca, mes Bundesliga, kupës e Europa League, ka realizuar vetëm 4 gola. Më mirë mesatarja me kombëtaren amerikane ku ka shënuar 6 në 19 ndeshje, ku spikat tregolëshi në fitoren 7-0 me Kubën. I lindur në Texas, ai ka jetuar në Gjermani ku i ati punon si ushtarak. Bashkë me Pulisic, ai është një nga të rinjtë amerikanë më interesantë në futbollin botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *