• |
ide | kryesore

Policia arreston gjashtë persona në Tiranë, akuzat ndaj tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar sot gjashtë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Siç bëjnë me dije burimet zyrtare, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit për shtetasit në kërkim S. Sh, dhe M.Sh., të dy banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, ka caktuar masen e sigurisë “Arrest me Burg”, për vepren penale “Mashtrimi”.

Po ashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., pasi në rrugën “Hysni Gerbolli”, ka tentuar për të vjedhur zyrat e një kompanie kabllore, si dhe ka thyer xhamat e një studioje projektimi të një kompanie në pronësi të shtetasit A.S. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së banesës të shtetases S.B.

Mësohet se po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh.M., pasi në një qendër tregtare është kapur në flagrancë duke vjedhur veshje të ndryshme.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z.Z., pasi në rrugën “Sami Frashëri”, në objektin e tij, nga punonjësit e OSHEE-S, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuannë qendër të Tiranës një person pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *