• |
ide | kryesore

Martini si Stankovic: “Këto ndeshje nuk luhen, thjesht fitohen”

-Instant, Sport



Teuta i gëzohet kalimit të raundit në Europa League, duke nxjerrë jashtë me një 2-0 izraelitët e Beitar Jerusalem, edhe pse loja e durrsakëve ndoshta nuk ishte ajo më e mira. Portieri Frashëri në disa raste i mbajti të tijtë në lojë, duke bërë ndërhyrje shpëtimtare, por në sytë e Martinit nuk është individi që duhet dalluar: “Frashëri? Unë nuk veçoj lojtarë. Unë vlerësoj grupin. Ne kemi 18 lojtarë të mrekullueshëm. Këto janë ndeshje që nuk luhen, këto janë ndeshje që thjesht fitohen. Këtë sukses ia dedikojmë familjeve tona. Do të kishin dashur të ishin në stadium për të na ndjekur, por e di që na kanë vëzhguar nga televizori. Natyrisht, ky triumf shkon edhe për tifozerinë durrsake” ka thënë tekniku për RTSH Sport.

Dy gola të dy sulmuesve të aktivizuar gjatë ndeshjes, pika më e dobët e Teutës në sezonin e kaluar, kanë bërë që Martini të ndalojë pikërisht në performancën e Krasniqit e Hebajt: “I falenderoj të dy sulmuesit. Janë dy sulmues të talentuar, njëri më i mirë se tjetri. Më vjen mirë që mundën të lënë shenjë në këtë ndeshje, sepse për ne ishte realisht një ndeshje e rëndësishme”, përfundoi trajneri i Teutës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *