• |
ide | kryesore

Psg provon me të gjitha format: Neymar e Di Maria, ‘bombardojnë’ me telefonata Messin

-Instant, Sport



Eshtë një objektiv shumë i madhe e i pamenduar edhe nga emirët që drejtojnë Paris Saint Germain. Të marrësh Messi në Paris do të thotë të vendosësh në qendër të botës projektin e tyre, përvec mundësisë për të fituar më në fund atë kupë që i shpëtoi nga duart pak ditë më parë në Lisbonë. Për më tepër, mendimi i një tredhëmbëshi me Leon, Mbappé e Neymar, do të ishte ëndërra e cdo adhuruesi të futbollit. Vetëm se duhet mundur konkurenca, që duket në këtë moment në avantazh të fortë: ajo e emirëve që janë në Manchester.

Ja përse Psg po i provon të gjitha mënyrat. Sidomos dy miqtë e Messi, Neymar e Di Maria, që kanë një raport të privilegjuar me numrin 10 më të famshëm në botë. Nisja e brazilianit nga Barcelona ka qenë thyerja e parë e raportit mes Leos e blaugranave. Miqësia e tyre ka vazhduar me telefona e mesazhe. Me Di Maria, pastaj, raporti është konsoliduar në Kombëtare, duke qenë se të dy janë kuptuar gjithnjë në fushë e jashtë saj. Ja motivi për të cilin dy lojtarët e Psg po e bombardojnë Messi me telefonata për ta bindur të trasferohet në Paris.

Në aspektin zyrtar, po lëviz direkt drejtori sportiv Leonardo që, sipas asaj që bën të ditur “Le Parisien”, ka kontaktuar stafin e kampionit argjentinas. Në këto momente City duket gjithësesi në pole position por në Paris kanë ndërmend ti provojnë të gjitha për ta bërë brand-in Psg më të rëndësishmin e futbollit botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *