• |
ide | kryesore

Matic heq dorë nga Serbia: “Ishte i vendosur për tu larguar”

-Instant, Sport



Nemanja Matic i jep lamtumirën kombëtares. Motivi është që ti japë mundësi lojtarëve të rinj, si ka bërë të ditur Federata serbe (FSS). Mesfushori i Serbisë e Manchester United ka vendosur të mbyllë karrierën me Serbinë por nuk ka dhënë asnjë koment, ndërsa drejtori sportiv i FSS Vladimir Matijasevic ka theksuar për mediat e Beogradit se Matic ishte i vendosur për të hequr fanellën e Serbisë.

“Përvec se tha se ishte koha që të rinjtë të kishin hapësirë, Matic nuk ka shprehur arsye të tjera specifike për të hequr dorë ─ ka thënë Matijasevic ─ E respektojmë vendimin e tij. Është 32 vjec e ka patur një sezon me klubin shumë impenjativ. Futbolli europian për klube është kërkues kështu që jemi të ndërgjegjshëm se duhet të injektojmë gjak të ri në kombëtare.”

Matic, është një lojtar i Manchester United nga 2017, kur u mor nga Chelsea. Vetëm dy gola në 48 prezenca me Serbinë, që ka ende një shans të arrijë Euro 2020 që do të luhet vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së koronavirus. Serbia do të luajë me Norvegjinë gjysëmfinalen e playoff në 8 tetor e, në rast fitore, ballkanasit do të presin Skocinë ose Izraelin në 12 nëntor për një vend në turneun me 24 skuadra që do të mbahet në gjithë Europën. Ndërkohë, këto ditë, Serbia do të përballet me Rusinë (3 shtator) e Turqinë (6 shtator) për dy ndeshjet e para të Nations League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *