• |
ide | kryesore

Na fal Enver, ne nuk bëmë dot Shqipëri më të mirë

-Instant, Arkiva, Blog, Lajme

Nga Amarildo Pregapuca

Jam ai djali rebel i Tiranës, ai që flokët kërkonte t’i mbante të gjata, që vishte xhinse kauboj dhe dëgjonte Beatles, Queen, Deep Purple, Scorpions. Jam ai djali që emrin s’e kisha Muharrem, Beqir, Mahmut, Qirjako, pavarësisht se babën ma quanin Eqerem.


Jam ai djali që ironikisht përdorte epitetin “tirons” për të gjithë ata tip sekretarësh partie që “Mirmëngjes” t’u thoshe “Të na rrojë partia” të përgjigjeshin me dialekte gjithfarësh, teksa të binte rasti të ndesheshe me ta nëpër ndërmarrje apo lagje të Tiranës, në universitete apo në xhiron e madhe, qethur kinezçe dhe me ecje “rruli” (epitet ky për ushtaret e rinj), e që nuk ngurronin të të kritikonin “shfaqjet e huaja”, në publik, me zë paksa të lartë, që të ishin të sigurt që edhe muret dëgjonin. Kanë qenë të neveritshëm!

Unë jam ai djali që nënqeshja sa herë dilje në tribuna rrethuar nga turma të ekzaltuara.

Të kam urryer Enver, të kam urryer.

Si një i ri që donte të ish i lirë. I lirë të blinte një makinë, i lire të paguhej aq mirë sa në vendet perëndimore; si unë dhe të gjithë të tjerët.

I lirë të këndonte këngët e grupeve më të dëgjuara të kohës, i lirë të bënte ç’të donte: i lirë të shikoja me shumë drita shumëngjyrëshe në Tiranë, më shumë ndërtesa moderne, veshje të kohës, pse jo? Edhe më shumë shalë femrash.

Ndaj, kur vdiqët ju, nuk derdha lot si qindra mijëra të tjerë, apo miliona. Por, u talla nën zë.

Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë. Jam bërë prind, kam makinë dhe shtëpi, kam shumë gjëra, por edhe shumë gjëra më mungojnë.

E para, më mungon siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që më duhet të paguaj për arsimimin e saj.

Më mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja për të jetuar, në pamundësi të gjetjes së një pune që t’i sigurojë jetesën.

E dyta, më mungon siguria për punën. Më duhet të laj kreditë bankare për borxhet që kam marrë, por kam frikën edhe të shëndetit.

Nëse sëmurem më duhen para: para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë. Ndaj më duhet të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi im, apo vdekja ime, pa marrë mjekime.

E treta, më mungon siguria në rrugë: mund të bëhem pre e ndonjë krimi, e ndonjë krimineli. Ky i fundit mund të jetë edhe një prind si unë, që ka humbur punën, apo një i ri që ka mbaruar shkollën. Apo, akoma më keq: një njeri që ka humb shpresën tek e ardhmja.

E katërta, më mungojnë shokët, kushërinjtë, komshinjtë. Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër. Çuditërisht kam dëgjuar se edhe ata këtë mendim kanë për mua.

Më mungon Shqipëria. Ajo Shqipëri e bukur, e lulëzuar me pyje dhe lumenj të kristaltë, që tashmë duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhembë të deformuar betoni.

Më mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapësira ku fëmijët loznin para pallateve. Vendin e tyre e kanë zënë ndërtesa shumëkatëshe që ndërthuren me njëra-tjetrën si në një orgji nga ku lindin njerëz të zymtë dhe të shpërfytyruar, me mendjen për të ikur diku larg, larg nga aty.

Më mungon drejtësia. Të paudhët shitën gjithçka, vodhën gjithçka, dhe sot quhen politikanë, ose VIP-a. Dhe, femrat gjysme të zhveshura që mbajnë mikrofonin si penis në dorë, po, VIP-a quhen.

Dhe, gazetarët – shërbëtorë besnikë të kujtdo që paguan, pavarësisht çmimit që sjellin në jete njerëzish si rrjedhojë e asaj që shkruajnë, quhen VIP-a.

Ka qindra organizata në mbrojtje të femrave, kundër dhunës ndaj tyre apo fëmijëve, luftës kundër drogës, bixhozit. Eh, sa shumë organizata që ka! E di, dikur s’i kemi pasur këto organizata. Por, as problemet.

Më munde Enver, më munde! Dhe, sa herë të shikoj në foto duke qeshur, më duket sikur më tall mua, brezin tim, sikur na ironizon dhe më dhemb shumë. Do të doja të të mundja, të bënim një Shqipëri më të mirë, më të bukur, më të jetueshme se ajo që na le ti, për t’ua lënë fëmijëve tanë.

Dhe, kështu të vija pranë varrit tënd dhe të të thosha:

Të munda Enver, të munda…

Thjesht pra ka ardhur koha te themi:

Na fal Enver…

27 Comments

  1. Problemi eshte se ke emrin Amarildo prandaj coc te duket vetja. Ne shumshumin shoqeror je nje hic dhe kur fillon te masesh veten me Enverin e kujton veten si pike rreth kujt historia dhe rrjedhurite e jetes rrotullohen. Nuk te ka mundur Enveri por egocentrizmi yt rrenqethes. Esenca e romanticizmit eshte origjinaliteti cka te mungon ty dhe te tjereve si ti. Do te thoja qe dhe une nje hic si ti jam, por fakti qe jam origjinal dhe nuk pretendoj te jeme maja e kompasit, me shtyn te them me plote bindje se qendroj shume me lart se tipa si puna jote. Kam dhe emrin Muharrem.

  2. Prenga puca burre zotni, por regjimin e homos ti e paske me te degjuar, me pak rreshta ai rregjim ishte nga me te poshtrit rregjime ne bote, per sa i perket punesimit, zoteri besoj e mban mend mire se qe ne vitin 1974 bente zagari me ikeq i botes kursim kursim, dhe gjithnje kursim, dmth une me rrethin tim te shpenzojm dhe te ikim jasht shtetit sa here te duam ndersa populli i rrethuar me gjemba, ndersa punesimi dhe shkollimi ka cene vetem me bindje politike, ndersa dalim pak tek aksidentet po , ne krahasim me makinat e asaj kohe ka pas dhe me shume, nese nuk te mbushet mendja ik atje ku jane statistikat dhe ke per te ven gruahtat ne koke.plus theksoje nuk ka pas kriminalitet po e vertet por koha nuk rri ne vend leviz, po te ishte ajo kohe sot do kishte 10 fish me shum, te zgjatem me ty kot te humbi kohe pasi ate kohe ta paska treguar babi keq me vjen por kjo eshte esenca e shkrimit zoteri.

  3. e ka falun enveri me ket lutje bile i ka ruejt edhe pak vend afer tij ueoj shpejt edhe te takohesh tregoi se bijt etij po ja kalojn enverit .

  4. O Prenge kepuca,m’duket se je pendu se ke le’(Linder)!?
    Nastradin Rama t’i tregoi dialektet n’Tirrenes eah.
    Diten e pare qe u ba’ kryebashklesh i Tirrunes,iu sul dialkteve. Vetem atyre veriore si Enver monstra.

  5. amarildo,
    ta vodhen shqiperine pjellat e komunizmit, nuk vajten ne vend jerat q te kishte shtet ligjor dhe jo fanta shkencce

    dmth modestish kerkohen shtete si maqedonia mali i zi m pra ky nivel diletant per te mos patur enderra per slloveni austri etj….

    pra nuk arritem te beheshim as si maqedonia dhe mali i zi, ne fakt para komunizmit ne 1938 psh shqiperia ishte e varfer dhe po aq e varfer ishte dhe mali i zi dhe maqedonia kosova etj

    ne 1990 diferneca ishte tragjike, pra per 45 vjet kishim ndenjur ne vend ndersa maqedonia dhe mali i zi kosova ish jugosllavia kishe diferene te madhe me ne, si dhe greqia. ssuper te varferne 1990, shteti nuk ekzistonte si shtet.

    sot pas 30 vjetesh , mund te themi qe diferenca eshe ngushtuar por shtet skemi bere. enveri ka lene litarin jashte dhe po na pengon perseri

    per ta bere me akttuale, maqedonia fillon negociotat, ndersa Rama ndryshon kkushtetuten me PS dhe murrizin dhe hedh ne kosh hapjen e neociataova edh pse me15 kushte per efek te tij elektoral, sme harrohet qarku i fierit.. qe ne 2011 e deri me sot Rama vecse eka sabtuar shqiperine. ky eshhte litari i enverit i dashur amarildo aponoi fugshpums i maskuar

    jeta askund nuk eshte pa sakrifica keshtu qe shtroju punes dhe mos lej legenat te abuzojne me parate e tua, . behu qytetar dhe mos u dorezo, shurren evnerit sic ia beme po ja bejme per dite, . enveri shkoine pidh te semes dhe cfarekishte ai ka shkaur per lesh dhe ka marre fund si deshtimi me i madh ne historine e shqiperise.

    rreziku aktual eshte ish elitat komunistet te rreshtuara me soros dhe globaliste te tjere ne dem te pavaresise dhe mbothesise se shqiptareve, , komunizmi ishte global, dhe globalistet e rinj si soros , kane objektiva te perbashketa, ku me kryesori eshte nenshtrimi i lirive te njerezve , dhe njesoj si komunizmi i trumbetojne me te madhe keto te drejta, dikur partia ngrinte te varfrin,sot sorosi me shoke globalistengjene , romet, lgbt etj , dikur sulmohej kulaku i pasuri , inteligenca, pasurite grabiteshin , njerezit benin pune me detyrim , paguheshin ak, ndrsa sot sulmohet nga litari i enverit i kthyer ne soros shqiptari qe punon , inteligjenca nenshtrohet dhe detyrohet te largohen, dhe parate vidhen, dhe rifinancojne serish te njejtit

    shikoji me kujdes sepse ngjashmerite jane aty

    globalistet jane komunistet e radhes

  6. Nje njeri qe e mat realitetin me kutin e naivitetit te tij prej rioshi te papare mund t’i kerkoje falje dhe monstrave si Enveri. Me kutin e atij rioshi as Suedia nuk matet o amarildo, qe meqe ra fjala eshte emri me i shpifur i mundshem. Ky sistem i keq qe kemi ndertuar, nuk eshte aq i keq sa mund te zevendesohet me cdo sistem dhe asgje nuk do humbte. Nuk mund te zevendesohet me komunizmin gjenocidal te Enverit, e as me komunizmat e sotem te Kines e rusise. Ne fakt ky sistem i keq qe kemi sot eshte ne avantazh me te gjithe te tjeret pervec se me më te mirin e te keqinjeve, demokracine liberale te perendimit. Vetem me ate duhet zevendesuar.

  7. Ti kerkoj falje sa te dush po deshe shko puthi dhe varrin!
    Une nuk do ta boja KURRE!
    Po te kisha mundesi do ta denoja dhe te vdekur!
    Do te denoja dhe ata qe bojn propagand duke botuar nje shkrim si ky i yti!
    Ta dish se nuk vij nga shtrese te persekutuarish( qe kane me shume arsye per ta urryer diktatorin) por krimet qe i ka bo ai vendit jane te DENUESHME dhe kurr nuk mun ti kerkohet falje nje KRIMINELI te tille!!!

  8. Amarildo, që t’a kuptosh, komunistët asnjëher nuk e humbën pushtetin. Tashti kanë marrë edhe opozitën. Enveri dhe këta “rilindasit” e sotëm janë një mall, janë luçiferiane nga natyra. Ketu me faj mund te bësh vetëm përgjumjen e popullit, që nuk arrin të kuptojë çfarë ka përballë…. Dhe mos thuaj budallallëqe duke i kërkuar “falje Enverit”!

  9. O te shkerdhevsha pederastinevgjit. E ke pyetur veten po sikur ne vend te dulles te ishte nje njeri i shkolluar mire dhe me dinjitet dhe karakter te mire, si do te ishte ky vend. Nje bythqir qe vret shoket e luftes eshte satan.
    Zhduku intelektuale te zot se nuk kishte mendje te punonte me ata dhe ti i lutesh! Ti more legen qe gjysmen e jetes e kalove duke kthyer koken pas se te spiunonte qelbesira, dhe qe e beje buken ne hale? Bashkohu me qelbesiren dhe beni nje treshe me satanain.

  10. More Armalindo,gagarel ,paske qene,dhe torrollak,paske mbetur.Paske pritur,qe mbasi Enveri hiku ne ate bote,cdo gje ne Shqiperi,do te rregullohej me urdherin e peshkut (sic thuhet ne nje perralle te vjeter),qe ti t’i gjeje te gjitha c’ka desheroje ne ate kohe,te te garantoheshin (prej peshkut magjik),ne kohen e demokracise,e ti te bridhje neper kafenet,e te ta shtronin sic do e desheroje.Mire qe qenke enderimtar,por qenke edhe dembel dhe qylaxhi,qe te tjeret te bejne cdo gje qe desheron zotrote.Por mbi te gjitha qenke edhe nje IDIOT,i stazhionuar.Turp,per ty.

  11. Kane te drejte, qe ti ferkojne varrin..Ne 30 vite asnje akuze per keta katile, ne 30 vite asnje gjyq per keta kriminele qe vrane foshnjen ne djep, asnje denim per keta pisa qe vrane gjithe klasen drejtuese..Tup per LAPSIN qe behet vegel botimi e ketyre llucave..

  12. Po jo me Amarildo, ky eshte modeli Enverist i demokracise, sepse te gjitha partickat jane pjelle nga “Mema Parti e Punes. Ish doktoret e Enverit, ish zevendsat e Nexhmijes e te tjere isha u bene Kryetar te ketyre Partickave.

  13. Amarildo kepuca, ti qift gjithe kombi ine fare e fisin e Dulle pederastit Nexhmije kara kurvickes, dhe me funde te gjithe pjellen e ati ham hamit dhe femijeve te tije per miljona vite dhe dashte zoti ju dalin pjella gjithe sakate, Rrace plere.

  14. O i biri kurves ,o moter dhe grua qire,ike tek varri dhe thuaja tek koka ,shko dhe tek Nexhmija i thoj se vajta i kerkova falje Enverit.Omonster e ndyre ti do kesh qene soj dhe sorollop kelyshesh komuniste,prandaj na paske livadhisur ashtu sic ke derdellitur ti.O rrace e poshter eshte turp dhe neveri te shkruash per ate kriminel,qe vrau dhe preu qindra shqiptare ,internoi dhe persekuti mijra shqiptare ,ti prag qire del e shkruan -Na fal Enver-.A e shikon si e katandisen vendin -pjella-e atyre qe sot jane ne pushtet.E rrenuan e sakatuan kete vend ,keta njerez me qellim dhe skenar te mire pergatitur qe njerzit te shprehen -;ishim me mire ne ate kohe .Tani dalin -jashtqitjet -si puna jote na i hedhin dhe ne leter bile e ngrene lart ate kohe kur qeveriste -xhelati-Erdhjer .Harroje ore qen bir bushtre komuniste se ajo kohe ka perenduar me kohe.

  15. Po për çfarë “sigurie” të jetës paske mall për kohën e Enverit more Aarildo ?
    Jo ti e miliona të rij të tjerë shqiptarë si ti , po siguri për jetën nuk kishte asnjë edhe nga antarët e byrosë e ata që Enveri i quante si miqtë e tij më të ngushtë.
    Sot ishte në majë të pushtetit e nesër para togës së pushkatimit e jo vetëm familja e tij e afërt por edhe farefisi do të dergjej nëpër burgje apo të internohej në fshatrat më të humbura.
    Sa bashkëpuntorë të afërt të tij kishte zhdukur e persekutuar megjithë familje para se të ngordhte vetë ?
    Kur paske kaq shumë mall për një diktator kriminel komunist e po na i kërkoke falje, përse nuk ja mbath e të vesh tek Kim un Jongu i Koresë së Veriut ?

  16. po enveri,kristaq rama,spiro koleka ju ka ber kesi monstra.ai esht fajtori kryesor i shkaterrimit te kombit shqiptar,dhe ju bijet e monstrave zgjodhet monstren qelbesir edvin ramen te ju prij prap.

  17. Ske faj mor djal, ai regjim ndertoj “njeriun e ri”, je ndër te fundit me duket. Shqiptaret e kane flakur me kohe ate sistem, kur ja kujtojnë ca si puna jote, apo edhe ca “bunkart”, thjeshtë ndjejne neveri…

  18. DiktatoriEnver Hoxha vrau gjithe eliten shqiptare burgosi torturoi internoi te gjithe kundershtaret politik ne fund coi ne vetvrasje edhe Nr. 2 te regjimit Mehmet Shehun imagjino ketij cfare do ti kishte ber po te bente kete shkrim. Nostalgjia per ate sistem duhet te zhduket sepse brezat e ardhshem duhet te mosojne te verteten dhe jo brockulla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu