• |
ide | kryesore

Ndalohen kollitjet dhe teshtitjet/ Kush bën shaka me Covid, përjashtohet nga shkolla

-Instant, Arkiva, F1, Stil



Fëmijët nuk mund të bëjnë në shkollë shaka me koronavirusin. Në të kundërt rrezikojnë pezullimin nga shkolla dhe dërgimin në shtëpi. “Daily Mail” shkruan se në Britaninë e Madhe u është dhënë një udhëzim i qartë prindërve se fëmijët që do të bëjnë shaka me simptomat e Covid do ta pësojnë rëndë. Kjo për shkak se shaka të tilla mund të shkaktojnë konfuzion te fëmijët e tjerë në kushtet kur nuk mund të ruhet distanca sociale.

“Sjelljet e mëposhtme mund të çojnë në përjashtim me afat të caktuar: kollitje, teshtitje të qëllimshme ose me qëllim të keq; komente ose deklarata me humor, të papërshtatshme në lidhje me koronavirusin; kontakt fizik i qëllimshëm me një person tjetër; dështimi i përsëritur për të ndjekur udhëzimet brenda një afati kohor” – thuhet në rregullore. Mësuesit do të paralajmërojnë fëmijët se mund të “përjashtohen” nëse “me dashje injoron ose refuzon të ndjekë udhëzimet në lidhje me rregullat e higjienës dhe distancës shoqërore”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *