• |
ide | kryesore

Mariah Carey flet për Ellen De Generes: Intervista me të , e pakëndshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas akuzave   se Ellen De Generes keqtrajton të gjithë punonjësit, edhe këngëtarja Mariah Carey ka reaguar duke treguar momentin kur është ndjere keq prej saj.

Në vitin 2008, Mariah Carey  ishte e ftuar në emisionin Ellen De Generes.Në intervistë, Ellen adresoi zërat e shtatzënisë asokohe dhe i tha Mariah-s që të pinte shampanjë për të provuar nëse ishte ose jo shtatzënë. “Nuk mund ta besoj që ma bëre këtë, Ellen,” tha Carey. “Le të ngrejmë një dolli që nuk je shtatzënë,” u përgjigj DeGeneres. Përfundimisht, Carey tha se ishte “shumë herët” për të pirë. “Je shtatzënë,” reagoi DeGeneres, ndonëse Mariah e mohoi.Intervista ishte e sikletshme për vetë faktin që Mariah kishte përjetuar abort më parë, prandaj edhe hezitonte të fliste publikisht për një shtatzëni të re. Pas intervistës me Ellen, ajo abortoi sërish. 12 vjet më vonë, Carey tha për New York Magazine se intervista ishte “jashtëzakonisht e pakëndshme”.“Nuk isha e gatshme t’i tregoja askujt se kisha patur një abort spontan,” tha ajo dhe më pas iu referua çështjes së punonjësve të Ellen. “Nuk është se dua ta shtyj dikë që tashmë është në buzë të greminës, por me të vërtetë nuk e shijova atë moment.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *