Këngëtarja Adele së fundmi i është përgjigjur akuzave për përvetësim kulturor.
Adele, shkroi “’Wah Gwaan’! Po vajzë, ti dukesh bukur mjaftueshëm”, në rrjetin social Twitter, shkruan Daily Mail.“Wah gwaan” është një term zhargon i Xhamajkës, i përdorur zakonisht si një përshëndetje në situatat kur pyet se “çfarë po ndodh?”. Megjithëse shumë njerëz vunë në dyshim vërtetësinë e mesazhit, ky postim ishte një përgjigje e dukshme ndaj kritikave që këngëtarja është përballur që kur ajo postoi një foto në rrjetin e saj social Instagram e veshur me bikini me dizajn flamurin e Xhamajkës.Pavarësisht kritikave, Naomi Campbell, deputeti David Lammy dhe disa fansa të tjerë i dhanë mbështetjen e tyre yllit, ndërsa Piers Morgan i bëri jehonë deklaratës dhe e quajti kundërpërgjigjen e saj si ‘gaf absolut’ të hënën në emisionin “Good Morning Britani.”
