• |
ide | kryesore

Rinovimi i komplikuar me Juventus e mundësia për të zëvendësuar Messi: Dybala tani është një rebus

-Instant, Sport



Në letër është i pashitshëm. Pastaj, ka një tjetër realitet. Një realitet që flet për një heshtje të Juventus që ende nuk e ka thirrur stafin e Paolo Dybala për të folur për rinovimin e kontratës. Palët mbeten larg e nuk është e thjeshtë të mendosh se akordi mund të arrihet shpejt. Ndjesia është se, nëse do të vinte ndonjë ofertë e parezistueshme, drejtuesit bardhezinj do ta lejojnë të ikë, edhe sepse është një prej lojtarëve me vlerësim të nivelit të lartë.

Kësaj situate i duhet shtuar edhe dëshira e Barcelonës, në rastin e nisjes së mundshme të Messi, për ti besuar fantazistit të Juves. Rreth 10 ditë më parë ka patur një takim mes dy shoqërive, me katalanasit që kanë kërkuar hapjen e një tratative, duke marrë përgjigje refuzuese nga ana e bardhezinjve. E megjithatë me një ofertë të nisur nga 80 milionë e lart Juventus mund të vendosë të privohet nga një lojtar që edhe verën e kaluar e kishte vendosur në merkato.

Nëse do të mbërrijë oferta e duhur nga Barcelona, thesari mund të përdoret për të marrë emrat e nxehtë në listën e Paratici, si Aouar, të Lyon, Locatelli, regjistit që i pëlqen Pirlos, e qendërsulmuesin që në kampin bardhezi është prioritet. Në këtë mënyrë, gjithcka mund të thuhet për Dybala, në këtë moment, vetëm i pashitshëm jo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *