• |
ide | kryesore

Reagime pas deklaratës së Trump: Ditë paqeje për Lindjen e Mesme, pajtuam Kosovën myslimane me Izraelin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kosova dhe Izraeli arritën sot marrëveshjen për njohje reciproke pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan, Donald Trump e ka konsideruar këtë një ngjarje historike, por në një koment në Twitter ai e ka prezantuar Kosovën si “vendi me shumicë myslimane” duke shkaktuar mjaft reagime në Prishtinë.

“Një ditë tjetër e madhe për paqe me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh dhe për vënie të marrëdhënieve diplomatike. Ju lumtë!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Etiketimi si “Kosova myslimane” nuk u ka pëlqyer shumë komentuesve që rrjetet sociale që thonë se “Kosova së pari është shqiptare dhe më pas evropiane”.

Për çështjen e njohjes reciproke Kosovë – Izrael ka reaguar edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem”. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Pra kjo nuk ishte se ju nxi trapi per kosoven
    Po per tu thene myslymaneve te botes edhe palestinezeve qe kosova myslymane e do shume Izraelin.
    Si tha ai cifuti nga nju jorku kur qe i pire ” … Bosnjen ua dhame, Kosoven ua dhame na lini te mbajme Izraelin tani”

  2. Vini re dicka te cuditshme! Serbia qe nuk e njeh Kosoven firmos mbi nje marreveshje qe “detyron”Izraelin te njoh Kosoven. Absurditet apo hile e amerikaneve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *