• |
ide | kryesore

Basha: 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, PD do të vendosë taksën e sheshtë 9%

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në facebook thotë se “të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit”.

I bindur se kjo krizë e thellë që ka kapluar ekonominë dhe bizneset “nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore”, Basha ka prezantuar edhe planin ekonomik që do të zbatojë, pas ardhjes në pushtet.

“Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat, taksa e sheshtë 9%, mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij”, shkruan Basha.

Deklarata e plotë:

Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.

6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim  pas heqjes së masave bllokuese sipas një studimi të Bankës Botërore, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune.

Kjo krizë e thellë ekonomike nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore, por me ndërhyrje emergjente.

Por këtë nuk mund ta bëjë ai që në 7 vite ka rritur taksat dhe çmimet, dhe paratë e shqiptarëve i ka vjedhur e shpërdoruar me një grusht oligarkësh, përmes PPP-ve, koncesioneve dhe tenderave korruptivë.

Vendi ka nevojë per ndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund të arrihet vetëm përmes një qeverisje ndryshe.

Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat, taksa e sheshtë 9%, mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij.



5 Comments

  1. Moratorium per inspektoriatet??? D.m.th. amnisti per shkeljen e pothuajse cdo ligji administrativ? Interesante nese eshte keshtu. E verteta eshte qe shkeljet sot quhen vetem per ato biznese qe nuk kane fuqi korruptuese qe t’i heqin dhe praktikisht jane ne disavantazh te padrejte me te tjeret. Nje pjese e ligjeve qe vene ne levizje inspektoriatet jane komplet jashte realitetit shqiptar dhe do te duhen dekada para se te jemi te afte t’i zbatojme realisht. Nese do kishe realisht bythe, meqe je parti e djathte dhe normalisht favorizon derregullimin, do t’i kishe shfuqizuar shumicen e ketyre ligjeve qe vendosin kushte e kritere marsiane licencimi dhe aktiviteti por kete nuk e ben dot se te varros BE-ja, keshtu qe alternativa tjeter eshte te mos i zbatosh fare. Gjithsesi me mire se zbatimi komplet selektiv qe kemi. Moratoriumi i inspektoriateve eshte nje eufemizem i gjetur. Te gjithe ato qe i intereson e kuptojne se cdo te thote, te tjereve i kalon poshte shaleve para se te therrasin ‘skandal’. Shpresoj ta kesh seriozisht!

  2. E kuptoj qe flet cfare i rekomandojne analistet izraelit qe puneson prandaj dhe duket qesharak pa lidhje me rrealitetin Shqiptar, por po behet bajat tashme. Nuk ben dote reforme te politikave fiskale se nuk ta lejon BE dhe kreditoret, kaq e ka pranuar dhe vete kur tha qe “partneret tane duhet te na mirekuptojne”. E dyta teoria se ulja e taksave do te thote rritje ekonomike eshte e diskretituar. Rritja ekonomika ka me qindra mijra te panjohura qe jane faktor. Politikat monetare klima dhe shendeti bankar shpenzimet marveshjet bilaterale tregtare rrjedha e fondeve kapitali financjar/njerzor e me rradhe jane faktor shume here me te rendesishem per ekonomine. Tjetra taksimi nuk eshte problemi por shpenzimi i kote pa frena vjedhja korrupsjoni mos kthimi i takses ne sherbime e me rradhe, jo taksa ne vetvete. Takse te larte kane dhe evropjanet, biles shume, shume here me te larte se ne, por e marin mbrapsht me sherbime shendetsore pensjone te sigurta me edukim (investim ne kapitalin njerzor). E fundit ne nje vend qe vuan nga gjakmarja shekullore, me popullate te pergjysmuar, ne injorance totale, pa zgjidhur ende pronen private pa te cilen nuk mund te pretendosh te kesh ekonomi te sigurt, te flasesh per taksat 15% apo 9% eshte tallje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *