• |
ide | kryesore

Barcelona ‘hollandeze’ e Koeman: pas Wijnaldum edhe Depay

-Instant, Sport



Në pritje për të folur përbvallë me Lionel Messi për të kuptuar si do të jetë kjo bashkëjetesë e detyruar për një vit, Ronald Koeman vazhdon projektin e tij për të “hollandezuar” Barcelonën. Ajo që po formohet dri tani është një version i dytë i Van Gaal në fund të viteve ’90. Me në mendje një mesfushë me Wijnaldum e De Jong, idea fikse e teknikut të ri të klubit katalanas është një sulmues që mund të ndërveprojë me Leo Messi. Emri në majën e listës së tij të preferencave është Memphis Depay.

Objektivi i ri i merkatos blaugrana shuan, ndoshta përfundimisht, të gjithë zërat rreth Lautaro Martinez, që është lënë mënjanë nga planet katalanase për shkak të shifrës së kërkuar nga Inter edhe pas skadencës së klauzolës së zgjidhjes së kontratës e edhe pse trajneri i ri nuk duket në gjendje ta konsiderojë një prioritet për pas-Suarez.

Shumë më i bindur, Koeman duket për ti besuar Depay. Një operacion më ekonomik se ai që përfshin sulmuesin zikaltër. Hollandezi ka një kontratë me Lion deri në qershor 2021 e është folur edhe për një mundësi për ta marrë për një shifër afër 25 milionë euro. Në realitet, për momentin, Barcelona ka bërë vetëm sondazhe, por dëshira e trajnerit mund të përshpejtojë mbylljen e tratativës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *