• |
ide | kryesore

“Gol Lituanisë dhe rinovim me Napolin”: Hysaj i ekzaltuar nga roli i ri në kombëtare

-Instant, Sport



“Unë kam dëshirë të shënoj sa më shumë. Shpresoj që ditën e nesërme të bëj një gol”. Një dëshirë e thjeshtë e kapitenit Elseid Hysaj, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lituaninë, por që tregon gjithë karikimin e mbrojtësit për të marrë një tjetër rezultat pozitiv në Nations League, pas atij në Bjellorusi. E vetmja gjë që ka rëndësi në këtë moment është rikuperimi i energjive: “Është pak e vështirë ndaj Lituanisë, pasi kemi pasur shumë pak kohë për të rikuperuar energjitë. Kemi parë disa video dhe kemi kuptuar se Lituania luan shumë bukur dhe të vë në rrezik” tha Hysaj.

Kapiteni është në një moment të rëndësishëm në karrierë, rinovimi me Napolin nuk po vjen, e në kombëtare duhet të adaptohet në një rol të ri, të pazakontë për shkodranin: “Është një rol i ri, pasi gjithmonë kam luajtur me 4, por më pëlqen si rol, pasi më jep mundësi të shkoj përpara, për të provuar golin. Jam shumë i kënaqur me rolin që më ka dhënë trajneri. Jam vetëm 26 vjeç dhe me Napolin besoj se do të gjejmë një zgjidhje pasi është si shtëpia ime e dytë. Shpresoj që të rinovoj dhe të qëndroj aty për shumë gjatë”, përfundoi Hysaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *