• |
ide | kryesore

Pankinë për Kulusevski kundër Francës: “Jam i shokuar”. Ibra quan trajnerin “person inkompetent”

-Instant, Sport



“Jam i shokuar”. Dejan Kulusevski nuk e ka marrë fare mirë pankinën fillestare në ndeshjen e Nations League të Suedisë kundër Francës (1-0 për kampionët e botës me gol të Mbappé) e pas ndeshjes blerja e re e Juventus nuk ka bërë asgjë për të fshehur zhgënjimin: “Èshtë një ndjesi e cuditshme, por e respektoj zgjedhjen e teknikut”.

Talenti suedez, i lënë surprizisht jashtë titullarëve nga Janne Andersson, është futur në fushë vetëm në minutën e 70′ për të zëvendësuar Sebastian Larsson e në fund të ndeshjes ka shprehur gjithë habinë për vendimin e teknikut: “Nuk pata kohë të ndikoja në ndeshje – ka thënë ai për portalin suedez ‘AftonBladet’ – Kam mbetur i shokuar. Në stërvitje shkoi gjithcka mirë por, fatkeqësisht, futbolli është edhe ky. Është një ndjesi e cuditshme por respektoj zgjedhjen e trajnerit”.

Pak më pas në konferencën e shtypit ishte vetë tekniku që komentoi deklaratat e 20 vjecarit: “Nuk kam folur me të, por nëse e ka thënë, ndoshta ndihet në këtë mënyrë. Nuk mu duk vecanërisht i shokuar. Bëri mirë, ashtu si shumë shokë të tjerë. Të shohim nëse të mafrtën do të ketë më shumë minuta”.

Në fund në cështje u përfshi një nga ata që vështirë se qendrojnë ndonjëherë jashtë, sidomos në tema të nxehta. Zlatan Ibrahimovic, në profilin e tij tëitter ka komentuar: :”Cfarë shakaje e shëmtuar. Një tjetër provë. Këta janë personat inkompetentë në pozicionet e gabuara që mbysin futbollin suedez”. Një shigjetim i rëndë në drejtim të teknikut Andersson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *