• |
ide | kryesore

Lubonja hap debatin: Shkaqet që kryehetuesi i regjimit mbron Kadarenë?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Pak muaj më parë u hodh në qarkullim libri “Dritëhijet e kohës”, me autor ish-kryetarin e Prokurorisë së Përgjithshme në dekadën e fundit të diktaturës komuniste, Qemal Lame.


Në këtë botim, Lame ndalej te censura dhe mënyra sesi përdoreshin artistët dhe shkrimtarët nga regjimi, për t’u ndalur më së shumti në rastin e shkrimtarit Ismail Kadare. Kryehetuesi ngul këmbë se Kadare ishte vënë në shënjestrën e regjimit, se ndiqej në mënyrë të vazhdueshme nga ish-Sigurimi i Shtetit dhe se vetë udhëheqja më e lartë ishte e interesuar për të.


Duke e vendosur veten në vendin e dëshmitarit dhe njeriut kyç në vendimet që do të merreshin më vonë, Lame na flet për urdhrat e dhënë nga Enver Hoxha për arrestimin dhe dënimin e Kadaresë. Madje, ai aludon për eliminim të tij.

Sipas ditarit të Lames, që e sjell në këtë libër, paskësh qenë pikërisht ai që ka ngulur këmbë përpara Ramiz Alisë, Hekuran Isait dhe vetë Enver Hoxhës që Kadare të mos arrestohej e të dënohej, për shkak të mungesës së provave. Në një kohë kur të gjithë protagonistët e këtyre bisedave kanë ndërruar jetë dhe askush nuk mund të thotë të vetën, natyrshëm lind dyshimi në vërtetësinë e këtyre ‘dëshmive’ dhe ditarit të Qemal Lames, në një kohë kur dihet fati i të gjithë atyre që guxonin t’i kundërviheshin Enver Hoxhës e për më tepër, mbi pretendimin e “mungesës së provave”.

Analisti Fatos Lubonja ngre pikërisht këto pikëpyetje, duke hequr edhe një paralele mes së shkuarës dhe së tashmes, ku kultura e “simulimmanipulimit” vijon të shprehet pikërisht nga politika e ditës.

Z.Lubonja, duke qenë se ju keni qenë kritik për mënyrën si janë trajtuar dëshmitë dhe dokumentet e së kaluarës komuniste, pak ditë më parë ka dalë në qarkullim libri i ish-kryehetuesit Qemal Lame, i cili dëshmon për ndjekjen e shkrimtarit Ismail Kadare nga Sigurimi i Shtetit. Si i vlerësoni këto dëshmi të tij si ish-funksionar i lartë i regjimit?

Në fakt, kam qenë e mbetem kritik ndaj mënyrës se si vazhdojnë t’i qasen shqiptarët të kaluarës së tyre komuniste (dhe jo vetëm), ku kam parasysh memuaristikën, gazetarinë, politikën, shumë studime historike, mësimdhënien etj., por edhe muhabetet që bëjnë me njëri-tjetrin nëpër kafenera – shkurt, kulturën dominante në vend, që e kam quajtur e “simulimit” dhe e “manipulimit”.

Edhe këtë libër e vlerësoj si një ilustrim dramatik të kësaj kulture. Le të shpjegohem.

Për regjimet kriminale si ai komunist flitet për katër lloj përgjegjësish, ndër të cilat, ajo që qëndron më lart përfshin edhe ato më poshtë.

Përgjegjësia ligjore e atyre që kanë kryer krime të dënueshme nga ligji.

Përgjegjësia politike e atyre që e kanë mbështetur politikisht atë regjim.

Përgjegjësia morale e atyre që kanë ekzekutuar urdhra apo e kanë mbështetur atë regjim, duke u justifikuar se s’kanë pasur ç’të bëjnë.

E fundit, por shumë e rëndësishme, ajo që Jaspers e quan përgjegjësia metafizike: e gjithkujt nga ne që, edhe pse mund të mos i rëndojnë përgjegjësitë e mësipërme, duhet t’i thotë vetes: Nuk kam bërë sa duhet. Ndryshe Jaspers e quan këtë: përgjegjësia e atyre që kanë mbetur gjallë.

Qemal Lame plotëson të parën,(duke plotësuar automatikisht edhe të tjerat) sepse ka përgjegjësi direkt për fabrikimin e akuzave të rreme që i kanë çuar njerëzit në varr, siç është edhe historia e akuzës për komplot së cilës i referohet. Ismail Kadare plotëson të dytën, jo vetëm pse e ka mbështetur politikisht atë regjim me veprën e tij letrare, eseistike, gazetareske, por edhe sepse ka milituar si anëtar partie, deputet i asaj partie e nënkryetar i Frontit Demokratik. Vetëkuptohet që plotëson edhe dy të tjerat më poshtë. E pra, në vend që të lexojmë libra shkrimtarësh, histori anësh, gazetarësh, protagonistësh të asaj kohe që të ndihmojnë shoqërinë të reflektojë e të zhvillojë ndjeshmërinë ndaj këtyre katër përgjegjësive– gjë e domosdoshme për të ndërtuar instrumente kulturore kundër përsëritjes së historisë – ne shohim libra si ky, ku gjejmë një aleancë të çuditshme të një kryekrimineli të atij regjimi me kryeshkrimtarin e tij, për të larguar çdo përgjegjësi nga vetja, për t’ua veshur ato vetëm të tjerëve, madje duke e paraqitur veten si disidentë, deri shpëtimtarë.

Sigurisht, libra të tillë nuk mbijnë nga hiçi apo lajthitja e disa personave. Kjo lloj qasjeje ndaj vetes, të tjerëve, historisë është kulturë, është mënyrë të menduari e të jetuari, të bëri politikë, shkrimtarie muhabet te ne. Fakti që këtyre qëndrimeve ndaj së kaluarës u hapen ekranet e televizioneve, faqet e gazetave, që kampion i tyre bëhet shkrimtari më i rëndësishëm i vendit dhe reagimi kritik ndaj tyre është gati zero, flet për mungesën në AND-në kulturore të shoqërisë sonë të ndjeshmërisë ndaj katër përgjegjësive që përmenda, çka në thelb flet për një shoqëri që nuk do të mendojë. “Të mendosh, do të thotë të mbash përgjegjësi për botën”, thotë Hannah Arendt. Thelbi i gjithë qasjes sonë ndaj së kaluarës qëndron pikërisht te mosmendimi. Të thuash se ke gabuar se ashtu ke menduar, se ke ndjekur interesin personale familjar, se je nënshtruar pasi ke pasur frikë, është gati e paimagjinueshme ta dëgjosh në muhabetet tona e jo më ta gjesh të shkruar. Në rastin më të mirë, refuzimi i përgjegjësisë shfaqet në përdorimin e shprehjes: “Ashtu ishte koha”, kurse në raste ekstreme si ky, te zëvendësimi i mendimit me mburrjen, nëpërmjet simulimit të heroit, sajimit të çdo lloj gënjeshtre për t’u paraqitur si i tillë, që është forma më qesharake e mosmbajtjes përgjegjësi. Për njerëz kaq të rëndësishëm si kryehetuesi dhe kryeshkrimtari i regjimit, kontributi i të cilëve për mbajtjen në këmbë të regjimit është i mirënjohur – në dy fusha të ndryshme, sigurisht, por tejet të rëndësishme, si terrori dhe propaganda, mund të pritej të na thoshin se kanë vepruar ashtu sepse ashtu kanë besuar, pasi ato kanë qenë bindjet e tyre në atë kohë, apo se kishin frikë apo, fundja, “ashtu ishte koha”. Por jo: ata kërkojnë të paraqiten si kundërshtarë, madje, ç’është më e keqja, sajojnë akte të paqena për ta provuar këtë.

Gjykoj se ky, duke qenë një fenomen i përhapur, meriton një trajtim psikoanalitik të thellë që ka të bëjë me përpunimin e traumës që kemi përjetuar në atë regjim.

Në librin e saj “Eichmani në Jerusalem”, Hannah Arendt tregon se ish- nazisti ngulmonte në gjyq se nuk kishte bërë asgjë me iniciativën e tij, se nuk kishte asnjë përgjegjësi personale, por se thjesht u ishte bindur urdhrave. Kjo avokati, tipike për nazistët, tregon, sipas Arendt, se krimet më të tmerrshme janë ato që janë kryer nga njerëz pa bindje, pa motive, nga askushër në kuptimin e qenieve njerëzore, që refuzojnë të jenë persona, që do të thotë të mendojnë, të mbajnë përgjegjësi, të luftojnë për të qenë të lirë. Unë besoj se njerëz si Lame, Kadare e deri lart fare madje, nuk kanë vepruar ashtu nga bindjet, sepse totalitarizmi nuk kërkonte të ndërtonte njerëz me bindje, por të shkatërronte çdo bindje, duke e bërë njeriun të paaftë të mendojë me kokën e tij. Sigurisht, frika dhe terrori nga shkatërrimi i jetës, i karrierës, i mbijetesës familjare kanë qenë instrument kryesor i reduktimit të njeriut në qenie që nuk mendon. Dhe kjo është trauma më e rëndë që kemi pësuar e trashëguar.

E pra, në këtë libër e në përgjithësi në memuaristikën, por edhe në muhabetet tona, nuk gjen asgjë nga këto refleksione për përgjegjësinë, frikën, mungesën e mendimit, të lirisë. Ato janë një ikje nga të gjitha këto, nga mendimi, nga vetvetja nëpërmjet tregimit të përrallave me heronj e shpëtimtarë të paqenë. Prandaj, duke iu referuar Arendt, mund të thuhet se libra si ky janë shkruar nga “njeriu ideal i regjimit totalitar” i cili, sipas saj, “nuk është nazisti apo komunisti i bindur”, por njeriu që nuk mendon, tek i cili, për pasojë, “nuk ekziston më dallimi midis faktit dhe fiksionit (që ka të bëjë me realitetin e përjetimeve) dhe dallimi midis falses dhe së vërtetës (që ka të bëjë me standardet e mendimit)”.

Në thelbin psikologjik i interpretoj këta lloj librash si tregues të moskurimit të traumës së pësuar.

Ish-kryehetuesi i regjimit komunist në vitet ’82-’92 dëshmon në vetë të parë, jo vetëm për një ndjekje të vazhdueshme të Kadaresë, por edhe për urdhra të dhënë për arrestimin e tij nga vetë Enver Hoxha. Botimi i librit vjen, pasi personazhet që ai përmend nuk jetojnë më. Ju keni qenë kritik me Kadarenë dhe e keni akuzuar se shkrimtari ka tentuar të falsifikojë të kaluarën e tij për t’u shpallur disident. A janë të besueshme për ju dëshmitë e kryehetuesit?

Shpresoj që ju ta mbani mend se në fillim të viteve 2000 u botua një libër me autor Maks Velon, në të cilin pretendohej se Kadareja kishte shkruar një poezi kundër regjimit “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, e njohur si “Pashallarët e kuq”. I gjithë manipulimi u bazua mbi faktin se poezia, ashtu si personazhet që përmendni ju, “kishte vdekur” d.m.th. ishte asgjësuar nga regjimi, pasi ishte ndaluar botimi i saj – çka u quajt edhe një krim kundër letërsisë. Sipas Velos, që kishte intervistuar Kadarenë e të tjerë, në atë poezi denoncohej udhëheqja e partisë për krimet që kishte kryer. Unë hapa një debat asokohe me një shkrim të titulluar “Kundër kulturës së manipulim- simulimit”, jo vetëm pasi kisha informacion të saktë se poezia nuk ishte kundër Enver Hoxhës, por kundër grupeve armiqësore që ai kishte eliminuar (dhe se i ishte ndaluar botimi pasi Kadareja kishte shkuar shumë larg në enverizmin e tij), por edhe sepse ishte krejtësisht e pabesueshme që në atë kohë dikush të guxonte të çonte për botim një poezi siç pretendohej në libër. Në fakt, poezia u gjet dhe përveç glorifikimit të Hoxhës, aty dolën edhe vargje të tilla:

“Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
Nëse s’do që nesër skuadër e pushkatimit
Të të vejë në mur
tek Bulevardi i Madh”.

Ironia është se, megjithëse poezia doli, libri u botua në Francë dhe madje është përdorur në Perëndim si provë e disidencës së Kadaresë, kur këtij i janë dhënë çmime. Për mua, ky është një rast ekstrem i kulturës së simulimit e manipulimit, që Kadareja vazhdon ta përdorë me “sukses” edhe sot me moton: “Manipulo ndërkombëtarët, duke simuluar atë çka ata e vlerësojmë shumë (disidencën në këtë rast), për të arritur suksesin, famën dhe pastaj i ke nën këmbë edhe shqiptarët, që duke qenë të paaftë, të mendojnë me kokën e tyre, të adhurojnë verbërisht”. Për fat të keq, shumë shqiptarë edhe sot nuk kanë kuptuar se “suksesi” i kësaj kulture- sipas së cilës ajo se si dukesh është më e rëndësishme se ajo se si je, që i shtyn të simulojnë, të veshin maskën e konformizmit të radhës dhe në raste ekstreme si ky, të përdorin çdo lloj gënjeshtre e manipulimi – ndërtohet në dëm të një kulture që duhet ta ndihmojë njeriun, të bëhet vetvetja, sikundër do të thoshte Niçe, çka fillon me njohjen e vetvetes e që çon te njeriu i lirë, i cili merr përgjegjësi për gjërat që thotë e bën.

Libri i Lames është në vazhdën e kulturës së simulimit e manipulimit, por me një ndryshim: në vend që të dobësohet me kalimin e viteve në favor të rritjes së aftësisë së njerëzve për të menduar me kokën e tyre, po bëhet gjithnjë e më dominante. A e keni parë se si Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk lënë gur pa lëvizur për të fituar mbështetje e çmime ndërkombëtare, për të na penguar/manipuluar nëpërmjet tyre të shohim me sytë tanë shkatërrimin që i kanë bërë jetueshmërisë dhe shpresës në Shqipëri?

Por le të jap një shembull tjetër për avancimin e kësaj kulture. Para pak kohësh, Edi Rama bëri një deklaratë në Parlament, ku iu drejtua një kundërshtari politik me fjalët: “Im atë ka qenë komunist, si shumë të tjerë dhe ka qenë në anën e duhur të historisë […] Ti je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë […] Ti je bisht i një lopate. […] Ti dhe shume atje jashtë, […] jeni një bashkësi karikaturash. […] Ti je një ballist i lodhur. […] Nuk e di a mund të marrësh me mik provimin e Gjuhës shqipe në klasën e 9”. E pra, ju kujtoj se Rama në vitet ‘90 ka kërkuar nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Komuniste; ka qenë sarkastik ndaj veprës letrare, artistike të Kadaresë, Kristaq Ramës e në përgjithësi ndaj të gjithë elitës ish-komuniste; ka satirizuar ata ish-komunistë si Berisha, Kadareja etj., që u konvertuan në antikomunistë, duke mbetur komunistë në sjellje. Duke e pas njohur personalisht, madje vlerësuar për ato qëndrime, nuk mund të mos kërkoj të gjej jo vetëm se çfarë ka ndodhur me këtë intelektual, por edhe me tërë shoqërinë, që sot arrin të pranojë për Kryeministër një njeri që flet me këtë gjuhë. A ka reshtur kjo shoqëri së menduari në mënyrë kritike apo çfarë? Në fakt, të kesh “kurajën për të menduar me kokën tënde” (Kant) është një sfidë e përditshme, sepse në thelb ka të bëjë me ruajtjen e lirisë ndaj të gjitha tundimeve dhe presioneve që të rrethojnë, por reflektimi nuk më çon tek ideja se Rama e ka pasur mendimin kritik, por e ka humbur pasi është dorëzuar nga presionet apo etja për pushtet. Më çon më shumë te “forma mentis”, që ka krijuar edhe tek ai kultura e manipulim-simulimit, ndryshe e propagandës, si kulturë pushteti autoritar. Sot mendoj se, edhe kur fliste në vitet ‘90 kundër intelektualëve si Kadareja, nuk është se ka menduar me kokën e tij, por ka simuluar duke përqafuar idetë e atyre që i dukeshin se ishin “në anën e drejtë të historisë” e u takonte pushteti në vitet ‘90. Më pas, duke parë se pushteti i mbeti asaj elite ish-komuniste që kishte satirizuar, përqafoi kauzën e saj dhe sot s’e ka për gjë të satirizojë palën tjetër. Dominimi i kësaj kulture, sipas së cilës mjafton të kesh pushtetin e mund ta shkruash historinë si të duash, ka bërë që në këtë vend sot të thuash e të bësh të gjitha dhe të kundërtën e të gjithave, pa mbajtur përgjegjësi.

Për avancimin e kësaj kulture flet edhe fakti se me shembullin personal dhe politikat e tij, Rama e ka çuar në ekstrem modelin e intelektualit, artistit, që për të arritur “suksesin”, vihet në shërbim të pushtetit, duke bërë që mendimi kritik intelektual të arrijë në minimumin e përfilljes në këto tri dekada.

Një pjesë e rëndësishme e librit është ditari i kryehetuesit, zhvilluar mes Hoxhës, Alisë, Isait dhe Lames. Si e vlerësoni rolin e këtij të fundit dhe qëndrimin karshi debatuesve të tjerë? Ju vetë keni qenë viktimë e atij sistemi që nuk kursente askënd, përse duhej Hoxha ta rimendonte vendimin e tij për arrestimin e Kadaresë?

Lidhur me këtë pyetje, lexova një reagim të Ilir Demalisë ku jepen jo pak argumente se pse Lame nuk mund të besohet. Nga ana ime, gjithë duke mbetur në kuadrin e refleksioneve që më nxitët me pyetjet mbi këtë libër, do të shtroja pyetjen: si ka mundësi që kryehetuesi paska mbajtur një ditar në atë kohë, ku nuk shkruhet asnjë fjalë për shefat e tij si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, që e kishin promovuar në detyrë, e që tani po çoheshin në varr me akuza të rreme? Si nuk ka një radhë për rolin që ka luajtur edhe ky; për përjetimet që supozohet se duhet të ketë pasur duke e parë veten në rolin e xhelatit të tyre; për atë nëse i ka besuar akuzat e Enver Hoxhës si fjalën e Zotit apo nuk i ka besuar, por i është nënshtruar urdhrit? Si ka mundësi që na paraqitet si njeri parimor dhe i drejtë, kur nuk paska pasur guximin t’i thotë Hoxhës, siç pretendon se i paska thënë për Kadarenë, se nuk ka prova që këta të jenë komplotistë? Dhe ja ku dalim përsëri te mungesa e mendimit dhe simulimi si formë e saj. Në vend se të përshkruajë veten e tij të asaj kohe e të asaj rrethane, Lame e refuzon atë ose e ka ndrydhur në pavetëdije, siç thuhet në psikanalizë dhe simulon një njeri të drejtë, roli i vetëm i të cilit në atë histori paska qenë shpëtimi i Kadaresë. Këtu veç simulimit kemi edhe manipulim, sepse, duke i shërbyer narrativës së Kadaresë si kundërshtar i atij regjimi dhe paraqitur veten si shpëtimtari i tij, punon edhe për largimin e përgjegjësive të veta. Sinqerisht, duke parë se sa larg shkon në këtë fiksion, nuk jam i sigurt nëse ky manipulim është i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm pasi jemi te njeriu që, duke mos e pas pyetur asnjëherë vetveten nëse gjërat që bën janë të mira apo të këqija, duket se e ka humbur përgjithmonë, siç gjykoj se ka ndodhur edhe me Kadarenë, aftësinë e dallimit midis faktit dhe fiksionit, së vërtetës dhe falses. Ajo që më çudit më shumë është se këtë mosdallim e bën edhe gazetari i “Panoramës”, që ka hartuar hyrjet e pjesëve të librit që keni botuar. As ai nuk e ka vënë mendjen në veprim, nuk ka vërejtur asnjë kontradiktë në rrëfimin e Lames, por vetëm ka prezantuar idenë sipas së cilës, ndryshe nga ç’mendohet nga një pjesë, nga libri i Lames del se Kadareja paska qenë armik i rrezikshëm i regjimit. Me këtë rast, ju kujtoj se duke ribotuar për thuajse një muaj në faqet e gazetës gënjeshtrat e këtij libri për arsye komerciale apo konformizmi me elitën e regjimit, keni shkelur jo vetëm një nga të drejtat e njeriut, të formuluara në shumë kushtetuta të vendeve demokratike, atë të informimit në mënyrë korrekte, por edhe keni fyer ndjenjat e të persekutuarve vërtet nga ai regjim.

©Panorama.al

26 Comments

  1. O toso po ci qi robt sigurimsave perversa te halese. Kur do te clirohet shqiperia kete thuaj. Te presim sa te vdesin kelyshet e bunkerave te kuq. Sic pritem pederastin evgjit?

  2. KANE BERE TE NJETEN PUNE BILES KADARE E KA DHE PO E DEMTON ME SHUME SHQIPERIN SE KUSH DO TJETER . ME KUJTOHET LETRAT PUPLIKE QE CONTE NE SHQIPERI NE VITIN 2011 PO TANI KU ESHTE STRUKUR IPOKRITI BASHKEPUNTORI I SIGURIMIT………………

  3. E shiikon mor Tos, ish burgaxhi qe per te shpetuar bythen tende nuk ke kursyer as tet ate se kush te ben elozhe? Muti i Kristaqit.

  4. Lame ka shkruar nje paçavure dhe kete e thone te gjithe, por edhe zhulsat Lubonja bashke me ate tallagjorin nga USA Demalia dun vetem mut se nuk jane asnjiçike me te mire se Kadarea i cili i ben hije te gjithe zagareve qe lehin pa pushim me famen qe ka bere ne bote .

  5. Ndryshimi midis Kadaresë së madh, shlrimtarit me përmasa botërore e Fatos Lubonjës, është se Lubonja ngelet akoma pjesë e realizmit socialist edhe pas përmbysjes së sistemit socialist që prodhoi diktaturën enveriste, kurse gjeniu Kadare , ishte ndër pionierët e letërsisë moderne shqipe që u largua nga realizmi socialist.
    E kam dëgjuar me veshët e mij Kadarenë në një nga takimet me lexuesit e tij kur ishte botuar e përkthyer një vepër e tij në gjuhën gjermane e kur deklaroi se nuk e quante veten një shkrimtar disident të hapur të regjimit diktatorial komunist. Nëse do ta kisha pasur këtë guxim, sot nuk do të isha para jush por do të isha zhdukur fizikisht nga diktatori Enver Hoxha.
    Me këto fjalë ju përgjigj një shkrimtari socialist gjerman që e provokoi po me kësi akuzash si Lubonja.
    Mundtë gjesh në krijimtarinë letrare të Kadaresë vërtetë mjaftë episode ku e rrjeshtonte veten në propogandën e qeverisë diktatoriale, veçanërisht në periudhën e parë të krijimtarisë së tij poetike, por kur kaloi në prozë, e gjezi ruhën e alegorisë për të denoncuar te keqen e asaj diktaturë.
    Kadareja e ka deklaruar disa herë publikisht se ai ishte i detyruar që të trajtonte temën politike, por në vetvete gjithë energjitë e tij krijuese i kishte përqëndruar në përsosmërinë stilistike e novatore të letërsisë.
    Nëse vë në ballancë edhe qëndrimin politik të tij në krijimtarinë letrare, pamvarësisht se kishte bindje të majta social-demokrate, ai më shumë e ka diskretituar sesa e ka mbrojtur regjimin enverist.
    Shembulli konkret për këtë është botimi i romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, që vetëm me këtë titull i tërboi enveristët sa e detyruan ta ribotojë me titull të ndryshuar dhe me disa “përpunime”.
    Me thënë të drejtën, shpesh në publiçistikën e Lubonjës , shoh një qendrim ku e ku më majtist se Kadareja, sa i takon ideve marksiste të luftës kundër kapitalizmit e veçanërisht mërrisë që ka për SHBA.
    E vlerësoj Lubonjën si një nga publiçistët më të mirë të kohës, por më habit fakti se si është e mundur që ai ndonëse kaloi vitet e rinisë në burgjet e diktaturës enveriste, vazdon të mos heq dorë nga ide ndonjëherë radikale të majta.
    Së fundi, e shoh jo më subjektive, por tepër keqdashëse deri primitive, që të krahasosh kriminelë të tillë si Feçor Shehu e Kadri Hazbiu, me kollosin shqiptar të letërsisë bashkëkohore Ismail Kadarenë apo qoftë edhe me mjekun e shquar Berisha, se ky i fundit paskej qenë para 30 vitesh antar i PP.
    Komunist e bile me funksione të larta ka qenë edhe babai i Fatosit , Todi Lubonja por nuk mund të thotë kush se ai ka bërë krime si Feçor Shehu.

    1. “E vlerësoj Lubonjën si një nga publiçistët më të mirë të kohës, por më habit fakti se si është e mundur që ai ndonëse kaloi vitet e rinisë në burgjet e diktaturës enveriste, vazdon të mos heq dorë nga ide ndonjëherë radikale të majta.” Pse habitesh ti? Sepse nuk mund te mbeshtes dhe kafshoje dot idete e se djathtes, demokracise se shfrenuar dhe te perdale te stilit shqiptar, edhe pse perjetovi ferrin ne burgjet e diktatures. E ka emrin integritet. Kur permend mjekun e shquar Berisha, qe ishte kokrra e komunistit dhe spiun i qelbur, e tregon veten se cfare je.

      1. Për ty Berisha ishte “kokra e komunistit” dhe “spiun i qelbur”, kurse për mua Berisha ashtu si shumica e intelektualëve shqiptarë të asaj kohe, për të mbijetuar në karrierën profesionale , u antarësua në të vetmen parti që kishte ai regjim.
        Në kushtet e një diktature të egër, nuk mund të paragjykohen të gjithë intelektualët që u detyruan të antarësohen në PP, si “kokra komunistësh” kurse , kurse cilësimi “spiun i qelbur” , është një akuzë e montuar nga ish sigurimi që nuk është provuar asnjëherë.
        Edhe sikur Berisha të kish qenë me bindje fanatike komuniste, tek e fundit kjo nuk mund të konsiderohet si një krim, sepse mbi gjysma e popullsisë së botës , i besojnë marrëzive propogandistike marksiste për barazinë e njerëzve.
        Është fakt se Berisha që në vitin 1989, doli me shkrime ku i kundërvihej Partisë së Punës e më vonë u bë lideri i të parës parti demokratike shqiptare në opozitë me PP, e ka thuajse 30 vite që denoncon me forvë krimet e komunizmit stalinist të Enver Hoxhës, por edhe të këlyshëve të tij që akoma sot janë në politikë.
        A ishte Partia demokratike shqiptare një parti e modelit më të mirë të djathtë apo e nivelit perëndimor ?
        Është jo më naivitet por idiotësi që ta konsiderosh ate si të tillë.
        Përse ?
        Sepse diktatori kriminal Enver Hoxha zhduku çdo shkëndi disidence të djathtë politike e jo vetëm kaq, por zhduku edhe pothuajse të gjithë bashkëpuntorët e tij të ngushtë komunistë.
        Në Partinë demokratike u afruan shumë intelektuale të djathtë që dolën nga burgjet, por të mos harojmë se torturat e vitet e gjata në burgje, i kishin drobitur fizikisht e traumatizuar shpirtërisht pjesën më të madhe të tyre, e tragjikisht ata nuk mund të mbanin peshën e krijimit të një sistemi të ri demokratik pluralist perëndimor në vitet 90-ë.
        Tani ka ndryshuar puna.
        Ka me mijra intelektualë të rij që vijnë nga familjet e persekutuara, që janë arsimuar në shkollat më prestigjioze të perëndimit apo edhe në universitetet shqiptare, e janë këta që do e çojnë demokracinë shqiptare përpara e jo bojaxhij si Rama apo inatçij si Lubonja.
        Pasi kam dhënë këto mendime, po të pyes o djalë se çfarë ke parasysh kur me drejtohesh me fjalët :
        “e tregon veten se çfarë je”
        Jam ky që jam, e kam mendime ndryshe nga ty.
        Nëse i shfaq mendimet e mia hapur e ty nuk të pëlqejnë, e ke të drejtën me pashë që ti kundërshtosh me argumenta e fakte e jo të shtiesh fall se kush jam unë.

        1. Eshte e lodhshme te lexosh dhe ti pergjigjesh kesaj esese tende te gjate, mgjse nuk dua te te ofendoj. Me pak fjale po te pergjigjem se nje intelektual i vertete nuk mund te mbeshtese dhe lartesoje nje kriminel si Berisha apo te llojit te tij. Jane kusuret e tij qe ky vend dhe ne po vuajme akoma. Ne pergjigje te pyetjes tende “e tregon veten se cfare je”, dukesh sikur te kane shpelare trurin me te shquarin tend Berisha. Nuk eshte e vertete se shumica e intelektualeve, per te mbijetuar ne karrieren e tyre profesionale “u antarësuan në të vetmen parti që kishte ai regjim.” Shume intelektuale, te anetaresuar dhe pa anetaresim, nuk spiunonin njeri tjetrin, si spiuni yt i qelbur Berisha. Berisha eshte vertetuar qe ishte nje ndyresire i semure pathologjik dhe psikopat qe do ti sherbente cilido rregjimi te ishte. E pra, ky i semure psiqik nuk mund te merrte ne dore drejtimin e nje vendi te brishte te sapo dale nga diktatura. Prandal Berisha dhe gjithe ata te paafte qe ne vitet 90 e cuan kete vend ne rrugen me te keqe, qe vazhdon edhe sot, mbajne pergjegjesi te madhe per kursin qe i dhane ketij vendi. Me duket se je i vjeter dhe i fiksuar pas besimeve dhe bindjeve te gabuara. Ne fund, po permend se shume te persekutuar te atij rregjimi, u larguan nga PD dhe militantet e Berishes te zhgenjyer nga cmenduria e tij. E pra, kjo flet shume.

  6. me kujtohet makina e Kadarese ne vitet e diktatures. Nje Jetta VW ngjyre kafe..Per ate kohe (kur djali i Hoxhes kishte nje Giulietta ngjyre mjalti) ne ato kushte, e shkelqyer..Nuk me eshte dukur kurre i persekutuar.

  7. Oligert Musta është një aktivist i Partisë Demokratike i cili shfaqet thuajse në çdo aktivitet të PD.

    Mirëpo ky njeri që sulmon Topallin dhe ngre akuza ndaj saj rezulton të ketë probleme me drejtësinë pasi është kapur me 130 kilogramë kanabis në makinë. Topalli po sulmohet nga militantët trafiknatë të Lulit i cili duhet të japë llogari për bëmat dhe akuzat që rëndojnë ndaj këtij trafikanti, pjesë e PD.

  8. Kadareja paska qene disident ahahaajaha, po Kadareja nuk that I gjys llafe per teatrin, pra artisti me I famshem qe jeton edhe ne france nuk that I gjys llafe per shkaterrimin e teatrit se sdonte te prishet me regjimin ketu, na paska bere disidence ne kohen e diktatures, shkoni mer karat e rilindjes

  9. Mitet idhujt dhe fanatizmat formohen lehte sepse jane mashtrime e genjeshtra qe besohen lehte. Keshtu ndodh me pushtetin dhe me servilet e tij. I tille eshte Kadareja i cili nuk ka bere gje tjeter vecse i ka sherbyer dhe i eshte servilosur cdo oborri pushteti, liberali europian sot qe gjithmone ka kthyer gunen nga ka fryre era. Iashte ekstremist komunist, shkrimtare hero i realizmit socialist, u konvertua ne demokrat; ishte filorus e filo maocedunnian ,ishte antieuropin dhe antiamerikan dhe u konvertua ne proeuropin e proamerikan . ishte ateist dhe sot na eshte bere kristian.

  10. keta komentuesit me dhe pa emer klyshet e rikurvave qe i ka lene rama qene lehes dhe lepires sepse po afrojne zgjedhjet i kane lene me gra,motra ,vajza si qeftore per te defryer edhe qente per ti sherbyer rames sepse nuk jane te zotet ti mbajne ffemrat e tyre .

  11. Ky Lame pse nuk e ndali vrasjet ne kufi qe shum nena u veshen me te zeza ne nji koh me ligj shkelja e kufirit u denonte me gjob ose me burk deri 3vjet.por i vritshin i lidhshin me tela dhe i shetitshin neper qytet per te kriju terror dhe vorret nuk ju xhindeshin

  12. Ky Lame pse nuk e ndali vrasjet ne kufi qe shum nena u veshen me te zeza ne nji koh me ligj shkelja e kufirit u denonte me gjob ose me burk deri 3vjet.por i vritshin i lidhshin me tela dhe i shetitshin neper qytet per te kriju terror dhe vorret nuk ju xhindeshin

  13. Ekselent Lubonja.
    Ndersa ky z.Lame ka te drejte te llomotise per sa kohe nuk e rrasen brenda per gjenocid pas viteve 90`
    Ismaili shkrimtar shume i mire por njeri legen.

  14. Pas 100 vjetesh njerezit nuk do ta dijne se kush ishte “spiuni i regjimit” Kadare, por do te njohin Lubonjen, sepse ky i ka dhene shume Shqiperise, na ka bere te njohur nderkombetarisht, ka lene pas vepra qe do t’i studiojne me laps ne dore femijet tane.

    1. Le të shpresojmë që pas 1oo vitesh në Shqipëri të mos ketë më njerëz me shkollë që të propogandojmë ideollogjinë komuniste si sistem shtetëror, kurse për raportin Kadare e Lubonja, jam i sigurtë që librat e Kadaresë do të vazhdojnë të lexohen në gjithë botën , kurse publiçistika e Lubonjës do të jetë haruar edhe në Shqipëri.

  15. Pas 100 vjetesh vertet nuk do ta dine kush ishte Lubonja dhe sigurisht do te lexohet Kadareja

    por Lubonja nuk eshte mburrur ndonjehere se eshte shkrimtar i rendesishem apo aq me teper

    per tu krahasuar me Kadarene. Ai thjesht ka thene dhe po thote se Kadareja (pikerisht sepse

    ishte Kadare dmth shkrimtari me i talentuar i asaj perudhe ) sepse mendonte ashtu apo se

    ashtu mund te mbijetonte si njeri dhe si shkrimtar, talentin e tij e vuri ne sherbim te propoganes

    se Partise dhe te regjimit kriminal qe ajo ndertoi. Vepra e Kadarese ashtu si e shume

    shkrimtaareve ,poeteve, muzikanteve a artisteve te tjere qe i sherbyen atij regjimi ishte si shiringa

    me te cilen futej helmi i ideologjise se regjimit por nje shiringe artistike e bukur e kendshme dhe

    joshese e me mjete stilistike por qe helmin e kishte po aq te fuqishem dhe depertues sa te gjithe

    format e tjera te propogandes qe formuan ” njeriun e ri” , njeriun e ri pa din e pa iman, pa fe a e pa atdhe

    pa skrupuj e pa moral, por edhe njeriun konformist me te keqen qe nuk mendon me shume se tek

    hunda e tij,njeriun qe nuk rebelohet karshi se keqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu