• |
ide | kryesore

Video/ Rekord i ri i Cristiano Ronaldo: tani miti i Ali Daei mund të rrëzohet

-Instant, F1, Sport, Video



Arritje e re për Cristiano Ronaldo, këtë herë me Portugalinë: sulmuesi i Juventus ka arritur (e pastaj kaluar) 100 golat ndërkombëtarë me fanellën e kombëtares falë dygolëshit të shënuar kundër Suedisë në Nations League. CR7 bëhet kështu i pari lojtar europian që arrin me tre shifra me kombëtaren e tij e vë në shënjestër rekordin absolut të Ali Daei, 109 gola me fanellën e Iran.

Ronaldo zhbllokoi ndeshjen me një goditje dënimi në fund të pjesës së parë duke mposhtu portierin Robin Olsen, për tu përsëritur më pas në minutën e 72′ e të arrijë 101 gola me fanellën luzitane.

Ajo mes Ronaldo e Portugalisë është një histori e nisur 17 vjet më parë: ishte 20 gushti i 2003 kur CR7 bënte debutimin me luzitanët, duke hyrë në fushë në rifillimin e lojës në miqësoren kundër Kazakistanit. Goli i parë me kombëtaren është shënuar në Euro 2004 kundër Greqisë. Sulmuesi bardhezi, 16 gola në nëntë ndeshjet e fundit me Portugalinë, tani ndjek Ali Daei, ndërsa ka lënë pas Ferenc Puskas (84 gola me Hungarinë) në klasifikimin e futbollistëve me më shumë gola të shënuar me fanellën e kombëtares.

URIMET E ARDHURA PËR CR7



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *