• |
ide | kryesore

FOTO/ Panik në Mugello për dy maxi-aksidente: përplasje me 261 km/h

-Instant, Sport



Ka nisur me një përplasje të frikshme, madje dy, Cmimi i parë i Madh i Toskanës në F1 në Mugello. Janë përfshirë, mes të tjerësh, Verstappen, Gasly e Giovinazzi, në dy momente të ndryshme të garës. Në të dytin, që i ka tronditur të gjithë, piloti i Alfa Romeos është stampuar pas Magnussen me një shpejtësi 261 km/h pasi doli nga skena safety car. I paevitueshëm flamuri i kuq. “Vetëm një goditje në dorë, me 250 në orë është normal të mos jesh në 100%. Por jam mirë, edhe pse ishte një situatë e rrezikshme. Bëra një nisje të mirë, por pata kontakt me një Racing e mu rrotullua makina”, ka thënë Carlos Sainz Jr.

“Ishim me fat, dolëm nga një situatë e rrezikshme. Ishim si unë ashtu dhe Latifi e Magnussen me shpejtësi të madhe. Pastaj pashë Magnussen e u përpoqa ta evitoj. Ishte vërtetë i rrezikshëm. Duhet parë në fakt gjithcka, sepse përpara u duk sikur e rritën shpejtësinë”, ka thënë Antonio Giovinazzi.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *