• |
ide | kryesore

Itali/ Muaj më parë mijëra humbje jete, gjatë 24 orëve të fundit vetëm 9 viktima nga COVID-19

Planet



9 viktima janë regjistruar nga coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë italiane.

Prej fillimit të emergjencës shëndetësore totali i vdekjeve ka arritur në 35.633.

Sot u regjistruan edhe 1229 raste të reja pozitive sipas autoriteteve të shëndetësisë, (dje ishin 1008) për një total prej 289 990 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu ka patur edhe 695 të shëruar, për një total prej 214,645 rastesh pacientësh.

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Lombardisë u raportuan 2 viktima dhe 176 raste të reja pozitive.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.903, kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103640.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *