• |
ide | kryesore

Shtatë javë jashtë fushë rrezikon Neymar, por Felipe Melo e mbron: “Duhet të luaja unë kundër atij racisti m**i”

-Instant, Sport



Cështja Neymar vazhdon të prodhojë debat. Braziliani këmbëngul në fushatën e tij sociale kundër racizmit, pasi akuzoi Alvaro Gonzalez se e ka fyer dhe ka reaguar ekzaktësisht për këtë arsye. Por gjithcka që numri 10 mund të thotë tani mund të influencojë vetëm opinionin publik e jo gjykatësin sportiv. Përjashtimi për shuplakën që i dha spanjollit është tashmë në vëzhgimin e Komisionit të Disiplinës të Ligue 1 e nga ajo që filtron nga Franca nuk duken lajme pozitive për numrin 10 të Paris-Saint Germain.

RMC Sport shpjegon se Neymar rrezikon të qendrojë jashtë deri në 7 javë. Ky është dënimi i parashikuar nga FFF në rast të një akti të dhunshëm ose goditje ndaj kundërshtarit me lojë të ndalur. E në rastin e O Ney, duke konsideruar se shuplaka ndaj Alvaro Gonzalez erdhi gjatë një debati pasi arbitri kishte ndaluar lojën, është pikërisht kështu. E vetmja shpresë për Neymar është që gjesti i tij të përcaktohet “në sjellje kërcënuese ose intimiduese”. Edhe në këtë rast javët e skualifikimit do jenë 4.

Në krah të Neymar vazhdojnë të dalin shumë kolegë, sidomos bashkëkombas. Pas Dani Alves, që ka inkurajuar shokun e Seleçaos të luftojë racizmin me dashuri, ka ardhur reagimi shumë më agresiv i Felipe Melo: “Bëre mirë. Sa keq që nuk luaja unë kundër atij racisti m**i”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *