• |
ide | kryesore

Juventus, një sulmues brenda 48 orësh: Milik mban peng tre klube

-Instant, Sport



Lëvizjet e merkatos së Juventus, Roma e Napoli janë të lidhura me vendimin e Arkadiusz Milik, që duhet ti thotë po ose jo ofertës së verdhekuqve. Në rast rë një përgjigje afirmuese, happen automatikisht dyert për hyrjen e Dzeko në botën bardhezi. Ëndërra e Milik për të luajtur tek Juve, pasi ka refuzuar rinovimin me Napolin, është shuar: Paratici ka folur me menaxherin e tij duke i thënë qartë se zgjedhja ka rënë mbi boshnjakun. Arkadiusz ka marrë 48 orë kohë për të vendosur: të zgjedhë Romën ose të kërkojë një zgjidhje tjetër që të evitojë të kalojë një vit në tribunë e të largohet gratis në qershor.

Milik është tashmë jashtë projektit të Napolit e Gattusos: pnë fillim përjashtimi nga të grumbulluarit për dy ndeshjet e fundit miqësore e tani stërvitja në Castel Volturno, si i ndarë në shtëpi. Akordi mes klubit e Romës është arritur në bazë të një huazimi për tre milionë, me detyrim blerjen të fiksuar në 15 e 7 milionë bonus për një operacion prej 25 milionë euro (Il Mattino referon edhe për një arkëtim prej 8% të rishitjes së mundshme në rast se Roma duhet ta shesë brenda 2023).

Mungon tani përgjigja e polakut, për të cilin është gati një kontratë 5 vjecare, me verdhekuqtë të gatshëm të rrisin pagesën nga 4,5 në 4,8 milionë euro plus një pjesë variabël për të bindur lojtarin të mbërrijë në kryeqytet, duke mbushur hapësirë që do të lërë largimi i Dzeko, i destinuar për Juventusin e Pirlos (akord për dy vjet me 7,5 milionë në sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *