• |
ide | kryesore

Pirlo befason Covercianon me rezultatin e tezës: “futbolli total e kolektiv” i tij vlen 107 pikë në 110

-Instant, Sport

Andrea Pirlo është ‘laureuar’ trajner me votimin e dytë më të mirë në kursin e Covercianos që i ka dorëzuar Patentën Uefa Pro. Teza me 30 faqe e teknikut të ri të Juventus, me titull ‘Futbolli im’, ka marrë pikavarazhin e 107 pikëve nga 110 të mundshme, si ka zyrtarizuar Sektori teknik i Figc. Më mirë se ai ka bërë vetëm ish-tekniku i Genoas Thiago Motta, që ka marrë 108/110.

Një tezë, ajo e Pirlos, që jep detaje të qarta për idetë e trajnerit: “Topin duhet ta mbajmë sa më gjatë kur sulmojmë, e të kemi një egërsi agonistike për ta rifituar kur e humbim”.


“Idea bazë e futbollit tim është ndërtuar mbi vullnetin e një futbolli propozitiv, të zotërimit e të sulmit”, “një futboll total e kolektiv, me 11 lojtarë aktivë në fazë ofensive e difensive. Duke manipuluar hapësirat e kohët, kemi ambicjen për të komanduar lojën në të dy fazat. ‘Loja’ duhet të jetë fija drejtuese e skuadrës sime”, “një lojë e bazuar në kolektivitetin por në gjendje të ekzaltojë individualitetet më të forta”, shkruan tekniku i Juves në hyrje të tezës finale të Master Uefa Pro.

Pirlo citon skuadrat “që më kanë inspiruar në formimin e idesë sime të futbollit. Skuadra e trajnerë që kam admiruar si tifoz e të tjera që kam patur fati të luaj bashkë ose kundër: Barcelona e Cruijff e pastaj ajo e Guardiolas, Ajax i Van Gaal, Milan i Ancelotti deri tek Juventus i Conte”.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu