• |
ide | kryesore

Gonzalo Higuain pritet tek Inter Miami nga Beckham: “Është eksperienca e re që doja”

-Instant, Sport, Video



Aventura amerikane e Gonzalo Higuain ka nisur zyrtarisht. Sulmuesi argjentinas, pas zgjidhjes së kontratës me Juventus, ka firmosur kontratën e re me Inter Miami, klubi në pronësi të David Beckham, e do të luajë në sezonet e ardhshme në MLS. “Eshtë aventura e re që kërkoja – ka komentuar Pipita -, do të jetë fantastike”. Higuain do të bëhet lojtari më i paguar i ligës amerikano-jugore.

“Objektivi im është të provoj ti transmetoj eksperiencën time e të ndihmoj skuadrën të rritet – ka vazhduar pastaj qendërsulmuesi argjentinas -. Ndihem mirë e jam i motivuar të provoj të luaj në një kampionat të ri. Personalisht dua të tregoj se mund të kontribuoj për dicka të madhe këtu, duke luajtur një futboll të bukur, e shpresoj tia dal sepse i kam gjithë kualitetet për tia arritur. Inter Miami është një skuadër në ndërtim, por janë që tani bazat për të arritur objektiva të rëndësishëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *