• |
ide | kryesore

“Refuzova Higuain, jam penduar”, zbulimi i modeles Antonella Fiordelisi

Sport
Fiordelisi



Nuk mungojnë asnjëherë thashethemet rreth futbollit dhe futbollistëve. Binomi futbollist/modele ka qenë gjithmonë i pazgjidhshëm dhe vazhdon të mbetet i tillë me kalimin e kohës, pavarësisht epokave që kalojnë dhe evolucionit të shoqërisë. Tani është Antonella Fiordelisi, pjesëmarrësja e radhës në një reality show, Beijing Express, e cila tregon se është joshur nga një sulmues i madh argjentinas: Gonzalo Higuain. Ish-futbollisti i Napolit dhe Juventus filloi t’i dërgonte mesazhe dhe propozime, por vajza, nga sa tha, i bëri dalje atij në atë kohë. Por tani është penduar.

“NUK DO TA RIBËJA”

E intervistuar nga revista “Chi”, Antonella Fiordelisi, pjesëmarrësja e radhës në një reality show, Beijing Express, ka treguar se si kanë shkuar gjërat me Gonzalo Higuain në atë kohë. Modelja dhe influencuesja, tani 25 vjeç, tha se kishte marrë interesimin e argjentinasit kur ishte vetëm 18 vjeç: “Higuain gjithmonë më shkruante dhe pëlqente fotot e mia. Unë isha 18 vjeç dhe ai më kontaktoi edhe privatisht duke më kërkuar më shumë foto. Refuzova, nuk e di se sa do ta kishin bërë këtë, e ia bëra të qartë. Nuk do ta bëja më, emri im ishte në të gjitha gazetat e botës për këto thashetheme”.

Lexo më tej: Video/ As finalja e Botërorit nuk e bëri të derdhë kaq lot, Higuain: “Erdhi dita ti them lamtumirë futbollit”

Në muajt e fundit vajza ka dalë në pah për çështje gossip, në lidhje me flirtin e saj me portierin e Tottenham, Guglielmo Vicario: “Ne u frekuentuam për dy muaj, por nuk u gjetëm te njëri-tjetrin. Mbetëm në marrëdhënie të shkëlqyera”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *