• |
ide | kryesore

Milan kërkon ti rrëmbejë Depay Barcelonës: kuqezinjtë ofrojnë Paquetà për Lyon

-Instant, Sport



Lyon është gjithnjë e më i bindur: kërkon Lucas Paquetà. Për të zhbllokuar tratativën me Milan, francezët janë të gatshëm të lejojnë të largohet yllin e skuadrës: sulmuesin hollandez Memphis Depay, një prej përforcimeve që Koeman do të donte tek Barcelona. Mbetet vetëm të kuptohet shifra e pagesës që Milan duhet ti kalojë klubit francez që, qershorin e kaluar, e vlerësonte Depay rreth 45 milionë euro. Avantazh, për kuqezinjtë, është fakti që kontrata me Lyon skadon në 2021 e nuk duket se ka mundësi për rinovim.

Ja përse skuadra e Garcias ka gjithë interesin për ta shitur këtë verë për të mos rrezikuar ta humbasë me parametër zero. Depay, në rast se konkretizohet transferimi, mund të kurorëzojë ëndërrën e tij për të luajtur me idhullin e tij Ibrahimovic, të cilin e përshëndeti me një postim entuziast në tëitter kur ai u kthye tek Milan.

Merkato kuqezi, sidoqoftë, nuk ndalet këtu. Ka patur në orët e fundit edhe një sondazh me Arsenal e stafin e lojtarit për Torreiran, një prej mesfushorëve më të vlerësuar të futbollit kontinental.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *