• |
ide | kryesore

Juventus humb Alex Sandro deri në mesin e tetorit: akoma probleme për Dybala

-Instant, Sport



Probleme për Juventus dhe Andrea Pirlo ende pa filluar sezoni. Sikur të mos mjaftonte lodhja muskulare e Paulo Dybala, që është stërvitur sërisht pjesërisht me grupin, lajmet e këqija kanë ardhur nga kontrollet për Alex Sandro. Kontrollet radiologjike të cilave i është nënshtruar këtë mëngjes në JMedical braziliani kanë evidentuar një lëndim të nivelit të mesëm të muskulit gjysëm-membranoz të kofshës së djathtë. Sipas asaj që bëjnë të ditur nga Juventus kohët e rikuperimit për anësorin e majtë do të jenë të gjata, ndërsa pas 15 ditësh do të bëhen ekzaminime të reja.

Juventus ka zbritur në fushë paraditen e sotme, në kompleksin stërvitor të shtëpisë, për të përgatitur detajet e fundit para debutimit në Serie A kundër Sampdorias, parashikuar nesër në mbrëmje në orën 20.45. Skuadra ka punuar sërisht mbi taktikën, për të zhvilluar më pas një ndeshje kontrolli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *