• |
ide | kryesore

Vendos shifrën që do në këtë kontratë”: ditën kur Pablo Escobar… sekuestroi trajnerin e Barcelonës

-Instant, Sport



Për ti thënë jo ofertave të rëndësishme duhet kurajë. Por duhet shumë më tepër kur flitet për oferta që nuk mund të refuzohen. E jo në kuptimin ekonomik të fjalës. E megjithatë, edhe përballë Pablo Escobar, narcotrafikantit më të madh në botë, ka qenë dikush që nuk është drojtur. Edhe sepse El Patron mund të ishte një prej njerëzve më të fuqishëm e të pamëshirshëm të planetit, por El Flaco Cesar Luis Menotti nuk është nga ata që mund ti urdhërosh cfarë të bëjë. E si ka treguar gazetari meksikan Christian Martinoli, në fund … gjithcka shkoi mirë.

OFERTA – Martinoli ka rrëfyer historinë e tentativës së Escobar për të bindur Menottin të largohej nga Barça në 1983. Në atë kohë Flaco, tekniku kampion bote me Argjentinën në 1978, sapo kishte pranuar të drejtonte Barcelonën e Maradona e Schuster, por dikush e donte për skuadrën e tij: El Patron, një të cilit zakonisht nuk i thuhet jo. Gazetari tregon se një të shtunë në mbrëmje dy persona iu afruan Menottit, duke i shpjeguar se shefi i tyre donte ta takonte për darkë. Pas refuzimit të teknikut e pyetën kur e kishte stërvitjen tjetër. Përgjigja ishte të hënën në mëngjes.

ËNDËRRAT – Ata të dy i premtuan Menottit që të hënën do të ishte kthyer dhe…e cuan në Kolumbi në rezidencën e Pablo Escobar, natyrisht duke i mbuluar fytyrën që të mos shihte rrugën. E në darkë, pasi folën gjatë për futboll, El Patron vuri në tavolinë një kontratë: “Kjo fletë është për ju, shkruaj shifrën që dëshiron dhe eja të drejtosh Nacional”. Ose më saktë skuadrën e Escobar, një nga më të rëndësishmet në Amerikën e Jugut. Përgjigja e Menottit nuk ishte nga ato që pritej, tregon Martinoli: “Ju jeni një person që keni shumë ëndërra, por jam edhe unë i tillë. E për tani, ëndërra ime është të drejtoj Barcelonën. Besoj se ju do ta kuptoni”. Fakti që argjentinasi u kthye shëndoshë e mirë në Barcelonë tregon se El Patron e kuptoi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *