• |
ide | kryesore

Qindra të infektuar nga kampi grek në ishullin Lesbos, qeveria zotohet se do të ndërtojë një të ri

Lajme, Planet



Më tepër se 240 emigrantë të zhvendosur në një kamp të ri, të përkohshëm në ishullin grek të Lesbos, janë infektuar me koronavirusin e ri. Agjencia e Shëndetit Publik në Greqi ka nxjerrë këto rezultate pas testimit të rreth 7.000 personave.

Më 8 shtator, një zjarr që shpërtheu në kampin Moria të ishullit Lesbos, detyroi 12.000 emigrantë të largohen prej aty, derisa autoritetet ndërtonin me shpejtësi një kamp të ri të përkohshëm. Gjashtë të rinj afganë përballen me akuza për zjarrvënie. Që nga marsi, kufizimet e lëvizjes në kampin Moria ishin edhe më të rrepta për shkak të pandemisë së koronavirus. Disa azilkërkues tani janë ankuar se në kampin e ri nuk kanë kushte themelore për jetesë.

Edhe pse zyrtarët lokalë e kundërshtojnë me forcë këtë veprim, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të shumicës së azilkërkuesve, Greqia nuk do t’i kthejë shpinën. Gjatë viteve të fundit, shteti fqinj ka shërbyer si një portë hyrëse për në Bashkimin Europian dhe strehon aktualisht rreth 30.000 emigrantë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *