• |
ide | kryesore

Hamilton, në Rusi takimi me historinë: anglezi do rekordin e Schumacher

-Instant, Sport



Është inspiruar gjithnjë nga Ayrton Senna e kërkon të shuajë një tjetër rekord të Michael Schumacher. Lewis Hamilton në Rusi ka shanse të mira të arrijë gjermanin në kuotën e 91 GP të fituar e të marrë përfundimisht fluturimin drejt titullit të 7 kampion, duke barazuar pikërisht Schumin. Epoka të ndryshme, legjenda që krahasohen, ose ndoshta nuk janë të krahasueshëm. Sidoqoftë, kampionë të vërtetë…

Mund të jetë një Botëor i mërzitshëm, me Shigjetat e Zeza dominuese, Verstappen që po mundohet të rezistojë e Ferrarin që vetëm po vështron. Por ata që ndjekin Formula 1, në fundjavë mund të bëhen dëshmitarë të një eventi epokal. Këtë fundjavë në Sochi, Cirkusi i Madh mund të përjetojë një ditë historike sepse… pranë Leëis Hamilton është rekordi i 91 fitoreve të Michael Schumacher në prova të vlefshme për Botërorin. Një rekord që gjermani e ka vënë gjatë një karriere që zgjati 19 sezone: nga 1991 në 2012, nisur në verën e debutimit e me pauzën e tre viteve (nga 2007 në 2009) në tërheqjen e parë të Schumit pas epopesë ferrariste ndjekur nga rikthimi pa shkëlqim me Mercedes. Në timonin e të cilit Michael u zëvendësua pikërisht nga Hamilton. Anglezi, 90 sukseset i ka arritur në harkun e një karriere që (deri tani) ka zgjatur 14 sezone radhazi: nga 2007 tek ky aktual, ende në lojë e me shumë mundësi për të barazuar Schumacher e për ta kaluar më pas!

Hamilton e ka të qartë se fitorja e 91 herët e vonë do të jetë e tij e mezi pret të përmbushë këtë arritje, për të vendosur duart përfundimisht më pas mbi titullin e 7 kampion bote, duke u barazuar edhe këtu me Schumacher. Të ndezë sinjalin e parakalimit pastaj do të ishte e mundshme, por më e vështirë se ti barazojë fitoret. GP i Rusisë, përvec barazimit të rekordit mund ta conte minimalisht në 62 pikë avantazh ndaj Valtteri Bottas, duke i dhënë një tjetër hap vetes drejt titullit të 7…!

Karizmatik (gati) sa Senna, fitues sa (e shpejt më shumë) se Schumacher: Leëis është gati të bëhet më i madhi i të gjitha kohërave. Më i madhi se të gjithë? Diferenca është e lehtë, por ekziston.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *