• |
ide | kryesore

Plani makabër i gruas së ish-futbollistit të kombëtares: 1 milionë euro profesionistit për të vrarë e varrosur burrin

-Instant, Sport

Histori të cuditshme futbolli ka shumë, sidomos jashtë fushës. Por nuk ndodh shpesh të dëgjosh për një ish-futbollist të nivelit ndërkombëtar që ka rrezikuar të vritet për cështje që i përkasin parave. E organizatorja ka qenë… gruaja e tij. I ka ndodhur turkut Emre Asik, që në karrierë ka luajtur me Galatasaray, Fenerbahce e Besiktas e që për pak… desh la jetën.

VRASËSI ME PAGESË – Emre e Yağmur Asik u martuan në 2012, nuk janë të divorcuar e kanë tre fëmijë. E megjithatë, si rrëfen AS, gruaja e ish-futbollistit, me mbi 30 prezenca me kombëtaren turke mes 1993 e 2010, akuzohet se ka tentuar ta vrasë të shoqin. Gruaja është vënë në kontakt me një vrasës me pagesë, të cilit i ka ofruar 10 milionë lira turke (pak më shumë se 1 milion euro) për të vrarë ish-mbrojtësin e për ta varrosur në një vend të sigurtë. Në fund, plani dështoi, sepse vetë vrasësi ka vendosur ti tregojë ish-futbollistit. Para se ti drejtohej vrasësit me pagesë, gruaja e Emre i ka kërkuar të dashurit të saj, edhe ai i arrestuar, të vrasë të shoqin.


I DASHURI – Ai ka treguar disa detaje më shumë mbi atë që ndodhi: “Kam një lidhje me Yağmur e ajo mendonte vetëm të trashëgonte paratë që do të merrte pas vdekjes së Emre Asik. Më kërkoi ta vrisja, por unë i thashë jo. Një herë më solli një copë mish, donte ta qëlloja. Provova ta bëja, por mbylla sytë e ajo më tha: ‘nuk je në gjendje ta bësh’”. Aty erdhi vendimi për tiu drejtuar një profesionisti, të cilit gruaja, sipas akuzës, i ka siguruar armën e me të cilin ka kontrolluar zonën rreth qytetit të Düzce për të gjetur vendin për ta varrosur kufomën. Por për fatin e Emre Asik, vrasësi me pagesë ka patur ndërgjegje.

3 Comments

    1. si shkruan gazetari-“vrasesi me pagese ka patur ndergjegje”- hajde gazetar hajde !! Vrasesi me pagese o gazetar thjesht ka dashur ca me shume leke se aq..

  1. Le te kalbet ne burg tani. Ta kishte bere ne shqiperi do e lironin mga akuzat se kurvat gezojne respekt te vecante dhe ngrihen deri ne nivele te larta te shoqerise dhe politikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu