• |
ide | kryesore

F1/ Hamilton i tërbon të gjithë në Rusi: nga rreziku për të mos u kualifikuar, tek pole position

-Instant, F1, Sport



Rrezikoi të mos kualifikohej për në Q3, por në fund Lewis Hamilton fitoi pole position (numri 96 në karrierë) edhe në GP e Sochi në F1. Në Rusi anglezi i Mercedes do të niset para të gjithëve me kohën e 1’31″304, rreth 6 të dhjetat më mirë se Max Verstappen (Red Bull), që në finale ka befasuar Valtteri Bottas, i treti. Në vijën e dytë edhe Sergio Perez (Racing Point). Ferrari jashtë 10 të parëve: në vendin e 11° Leclerc, i 15° Vettel, viktimë e një dalje nga pista.

Hamilton ka përjetuar një të shtunë të rrezikshme sepse aksidenti i Vettel (me daljen e flamurit të kuq) gati e eleminoi përpara se të mund të diskutonte pole position. Leëis, dy minuta nga fundi ishte ende pa kohë për shkak të një thyerje të limitit të pistës në xhiron e tij të parë. Pastaj, edhe me pak fat (u nis 1″ para flamurit me kuti), anglezi arriti të shpëtonte. E kështu kur në lojë ishte vendi i parë, i la të gjithë me një kohë fantastike, që përmirësoi atë të 2019-ës (1’31″628)..

Befasia është se ndjekësi i parë nuk është Bottas, por Verstappen, që i mori vijën e parë finlandezit për më pak se 1 të dhjetën. Pak a shumë ajo që arriti të bëjë Perez me Daniel Ricciardo për vendin e katërt. Disi më të shkëputur Carlos Sainz, Esteban Ocon, Lando Norris, Pierre Gasly e Alexander Albon, që kanë kompletuar pozicionet deri në vendin e 10.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *