• |
ide | kryesore

Mund ti rrëmbejë historinë, Schumi jr i habit të gjithë: “Im atë i lumtur nëse mundet nga Hamilton”

-Instant, Sport



Në Rusi, në pistën e Sochi, Leëis Hamilton mund të arrijë rekordin e 91 fitoreve në Formula 1 realizuar nga Michael Schumacher. I biri i gjermanit, Mick, anëtar i Academy Ferrari, tani pilot i Prema e lider i Botërorit F.2, ka theksuar se “për tim atë do ishte e bukur nëse rekordi i tij do të thyhej pikërisht nga Hamilton”.

Për Schumi jr, “rekordet janë bërë për tu thyer, për këtë besoj se ai vetë do të ishte i lumtur. Nga ana tjetër Leëis po bën gjëra të mëdha për Formula 1, është një shembull i madhështisë e vazhdimësisë së një kampioni, është prej vitesh në majën e F.1, e do të ishte një gjë e bukur për këtë sport”.

Piloti i ri i Prema, që vitin e ardhshëm duhet të debutojë pikërisht në F.1, ka bërë të ditur se “të thyesh rekorde është një objektiv për cilindo praktikon këtë sport. Të gjithë ne duam të thyejmë rekorde. Im atë e Leëis kanë influencuar këtë sport në maksimum, e ndoshta mund ta kem radhën unë ta bëj. Nëse do arrija të ngjisja shkallën që do të më conte në Formula 1, besoj se edhe unë do të provoja me gjithë forcat ta thyeja atë rekord”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *