• |
ide | kryesore

Lubonja: Truku i Ramës me listat dhe pse nuk duhet të presim nga ndërkombëtarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhen në Kod. Ai u shpreh i pakënaqur dhe tha se në rast se nuk janë ndërkombëtarët, por politikanët shqiptarë që janë gati ta çojnë vendin drejt humnerës.


“Pakënaqësia ime ndaj shqiptarëve është që presin që të drejtën apo arbitrin t’ua bëjnë ndërkombëtarët. Sa kohë që presim të vendosë Soreca apo Yuri Kim për ne, ne mbetemi në infantizëm.


Ata mund të mos jenë arbitra më të mirë për çështjet tona, disa herë edhe nga mosnjohja. Tani u vërtetua se ne këta jemi dhe po të mos jenë ata ne jemi gati të shkojmë në rrugën e humnerës” – tha ai.

Sipas Lubonjës, “Rama e përdori tezën e listave të hapura se kishte qëllim tjetër, për të thënë që kjo nuk shkon me koalicionet. Në momentin që i hoqi koalicionet gjeti një truk për t’i mbyllur edhe listat” – tha Lubonja në emisionin “Real Story”. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Nga 2009 deri në 2013, nën drejtimin e biznesmenit kontrovers që kishte lidhje të ngushta me familjen e ish kryeminsitrit Sali Berisha – ARMO u rrënua nga një kompani e shëndoshë financiarisht në një shoqëri aksionere të mbytur në borxhe ndaj bankave, tatimeve dhe furnitorëve.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që ARMO, e cila ka në pronësi dy rafineri në Fier dhe Ballsh, është e koletarizuar tërësisht pasi ka akumuluar deri në vitin 2014 më shumë se 500 milion dollarë detyrime ndaj autoriteve fiskale, bankave, furnitorëve dhe palëve të tjera.

    Ndërkohë që nëpërmjet mospagësës së taksave, tregtimit të paligjshëm të naftës D2, kredive fiktive bankare dhe huadhënies drejt kompanive të tij të tjera si “Taci Oil” dhe “KUID,” Rezart Taçi dyshohet se ka arritur të zhvasë në mënyrë të paligjshme nga ARMO më shumë se 200 milion dollarë.

  2. komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, ka identifikuar edhe personazhet kryesore, të cilët kanë mobilizuar dhe armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut. Ata janë Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela, që të katërt ‘ushtarë’ të Sali Berishës. Shaban Memia ka qenë deputet i PD-së mjaft aktiv në ngjarjes e ’96, ’97 dhe grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Pas rikthimit në pushtet, Berisha e emëroi Shaban Meminë në krye të ALUIZNI-t. Blerim Çela ka qenë gjithashtu kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997, deputet i PD-së si dhe shef i financës së PD-së nga 1997-2009.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu