• |
ide | kryesore

Teuta bën goditjen më të rëndësishme në Superiore: Bregu bëhet “durrsak”

-Instant, Sport



Teuta, nën rrogoz por insistuese, ka bërë goditjen më të rëndësishme në Superiore, duke vënë nën kontratë një sulmues të aftë të bëjë diferencën. Dejvi Bregu, sipas asaj që bëjnë të ditur në klubin durrsak, do të luajë për bregdetarët sezonin e ardhshëm. Pas dy javësh negociata intensive, vlonjati ka pranuar ofertën e presidentit Hasanbelliut, i bindur edhe nga entuziazmi i treguar nga tekniku Martini.

Në fakt, Bregu, një nga pedinat më të rëndësishme të Skënderbeut, priti deri në fund një transferim jashtë kufijve të Shqipërisë, pa mundur tia arrijë realizimit të dëshirës. Teuta nga ana tjetër, duke parë boshllëkun që la në skuadër largimi i Kallakut, ka ndërhyrë për të pasur një tjetër lojtarë në skuadër, të aftë të bëjë diferencën. Teknikë e rafinuar dhe goditje precize: Dejvi Bregu do të jetë asi i ri në duart e Martinit në kërkim të titullit kampion.

Nga Skënderbeu, durrsakëve iu bashkua edhe Blerim Krasniqi, sulmues me të cilin Bregu ka mirëkuptim në lojë, gjë që e treguan sezonin e kaluar edhe me bardhekuqtë. Me ardhjen e Bregut, Teuta konfirmohet kështu si një kandidate për të luftuar për titullin kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *