• |
ide | kryesore

PPE ‘bën bashkë’ Shqipërinë me Bjellorusinë: Të hiqet dorë nga ndryshimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Partitë Popullore Europiane kanë kërkuar nga Shqipëria që Reforma zgjedhore e 5 qershorit, të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht. PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm i marrëveshjes konsensuale, duke etiketuar në mënyrë indirekte, nismën e mazhorancë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa opozitën. Qëndrimi u mbajt sot gjatë një video-konference mes anëtarëve të Asamblesë së PPE-së, ku u diskutua gjithashtu edhe për situatën në Bjellorusi e Nagorno-Karabakh


“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve“, – thuhet në deklaratën e PPE.


Më herët ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi SOreca, kanë kërkuar që të respektohet marrëveshja e 5 Qershorit mes mazhorancës dhe opozitës. Këto deklarata kanë bërë që mazhoranca të tërhiqet nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor më 1 Tetor. Deri më tani nuk dihet ende data e seancës së radhës kur do të votohen këto ndryshime në Kod.

 

13 Comments

  1. Sa me shume te na e lëftoni Udh’eqjen, aq me te forte na e beni.
    Binomi inê Parti-Popull eshte me i patundur se kurre!
    Rrofte internacionalja dhe Partija jone Heroinike!

  2. qyqja qyqja

    edhe me Nagorno-Karabakh na ule o gomari i kristaqit ???!!!!

    s’ka faj, po s’dine dhe s’duan ndryshe !!!

    ne vitet 80, pasi na kishte bo dalje edhe kina, ju kujtohet kur enver katili na lidhi me Burkina Fason ??!!!!

    gjithe leket tona shkonin per grupet staliniste atje !!!

    akoma gjysma e shqiptare jane nostalgjike te thekur te enver hoxhes

    ehhhhhhh

    V K

  3. Nga 2009 deri në 2013, nën drejtimin e biznesmenit kontrovers që kishte lidhje të ngushta me familjen e ish kryeminsitrit Sali Berisha – ARMO u rrënua nga një kompani e shëndoshë financiarisht në një shoqëri aksionere të mbytur në borxhe ndaj bankave, tatimeve dhe furnitorëve.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që ARMO, e cila ka në pronësi dy rafineri në Fier dhe Ballsh, është e koletarizuar tërësisht pasi ka akumuluar deri në vitin 2014 më shumë se 500 milion dollarë detyrime ndaj autoriteve fiskale, bankave, furnitorëve dhe palëve të tjera.

    Ndërkohë që nëpërmjet mospagësës së taksave, tregtimit të paligjshëm të naftës D2, kredive fiktive bankare dhe huadhënies drejt kompanive të tij të tjera si “Taci Oil” dhe “KUID,” Rezart Taçi dyshohet se ka arritur të zhvasë në mënyrë të paligjshme nga ARMO më shumë se 200 milion dollarë.

  4. komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, ka identifikuar edhe personazhet kryesore, të cilët kanë mobilizuar dhe armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut. Ata janë Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela, që të katërt ‘ushtarë’ të Sali Berishës. Shaban Memia ka qenë deputet i PD-së mjaft aktiv në ngjarjes e ’96, ’97 dhe grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Pas rikthimit në pushtet, Berisha e emëroi Shaban Meminë në krye të ALUIZNI-t. Blerim Çela ka qenë gjithashtu kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997, deputet i PD-së si dhe shef i financës së PD-së nga 1997-2009.

  5. PPE është përfaqësia e partive të djathta europiane që përbën shumicën në parlamentin europian e Partia demokratike e drejtuar nga Sali Berisha është pjesë e PPE.
    Shkrimi këtu po jep lajmin që PPE e ka dënuar politikën e PS e jo të PD e aq më tepër në këtë lajm nuk hyn fare Berisha, pasi ai ka pothuajse 8 vite që nuk ka asnjë funksion partiak e shtetëror.
    Sa meresh me gënjeshtrat propogandistike enveriste për Berishën, a e ke menderen që të kundërshtosh deklaratën e PPE ?
    Kjo që bën ti duke dashur të largosh vëmendjen nga ky realitet, është si puna e gomarit që po e mbyste ujku e ai thoshte se jam në ëndër.
    Në një kohë që dielli po i përvëlon njerëzit me temperaturën mbi 40 gradë, ti thua po më lag shiu.
    Je në një koncert ku po luhen simfonitë e Bethovenit, e me kufje dëgjon këngëtarët Rap apo këngë labçe për Enverin.

    1. Domethene lajmi ka dale nga zyrat e PD dhe ata thjesht e kane lexuar. Nuk besoj ne kete kohe pandemie kur situata ekonomike ne mbare Europen eshte e veshtire tju digjet barku per ndryshimet kushtetuse ne kete fshatin tone te vogel.

  6. Keta qe mbrojne krye ka… e shqiperise jane ,si i cilesoi ish kryetari i ps shkoder ,punonjesit/et e kuckapalase,te Erjon fikut

  7. Kush erdhi në vendin e atyre që ikën: shumë prej tyre të njohur për mediokritet politik dhe qytetar, për afera financiare, njëlloj të pasur si të dëbuarit dhe po aq lakmitarë dhe të paide si ata. Nëse Basha mendon se mund të ngjallë besim e shpresë me Ballinjtë, Bardhët, Gjatat, Alibeajt, budallallëqet e Spahijve që djegin shkolla dhe nuk e kanë veshur një ditë bluzën e bardhë, shefat e Lazaratit, manjakët pushtetarë të lësëisë dhe vasilët e pamençur, Salianjët, Nard Ndokët e Dulet, aferat babale apo recitimet e Dumes – Shkaut, atëherë ai nuk ka mësuar asgjë nga tetë vitet në opozitë dhe do të ishte mirë të vazhdonte të qëndronte edhe më tej.

    Nëse ai nuk e ka mësuar se jo bojkoti, por pjesëmarrja; jo largimi, por prania; jo sharja, por mendimi; jo metingashët, por të mënçurit; jo të korruptuarit, por të ndershmit të sjellin në pushtet – ende asgjë nuk ka mësuar. Nëse ai nuk e di se shembulltyra është sprova e një lideri, ai nuk do të blinte në harkun e një viti 4 vila luksoze, ndërsa flet për varfërinë, atëherë do të bënte mirë t’i jepte lamtumirën politikës dhe të kthehej në zanatin e tij. EULEX-i dhe Gjykata Speciale ka ende nevojë për përkthyes dhe hetues!!!!

  8. një militant i PD i ka shkuar në zyrë pas vrasjes dhe i ka thënë: “Unë e vrava Azemin, se e nxora në pritë”. Kjo ka ardhur pas një presioni të madh publik të njerëzve që e kanë ditur këtë skenë, përfshi dhe shumë shkrime të mija.

    Tani meqë nisi të “bilbilosë”, është mirë ta çojë deri në fund. Të na shpjegojë si mundet që Azemi të dalë me një telefonatë militanti, ndërkohë që ai nuk pyeste as për urdhërat e Berishës.

    E vërteta është se “militanti” nuk është njeri aq i thjeshtë. Motra e tij ka qëndruar “non stop” në paradhomën e Berishës, pasi është mjeke dhe shoqe e ngushtë e Liri Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu