• |
ide | kryesore

Rriten me shpejtësi rastet me COVID-19 në Rusi, Putin: Ndiqni rekomandimet e specialistëve

Lajme, Planet

Përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19) në Rusi është përshpejtuar në mënyrë dramatike gjatë pesë ditëve të fundit, ndërsa numri i rasteve të reja ditore arrin nivelin më të lartë që nga qershori, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri ditor i të infektuarve arriti maksimumin e tij që nga qershori, duke shkuar sot në 8.232, që është numër shumë më i lartë se 4.729 sa u regjistruan më 1 shtator.


Ndërkohë, numri i përgjithshëm i pacientëve tejkaloi 1,16 milionë, ndërsa numri i rasteve aktive qëndron në 194.861, thuhet në raportin ditor të autoriteteve ruse.

Gjatë ditës së kaluar, 6.479 pacientë u liruan nga spitalet, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 952.399.

Gjatë periudhës së njëjtë, 160 njerëz vdiqën nga sëmundja, duke rritur numrin e viktimave në 20.545.

Presidenti rus Vladimir Putin u kërkoi rusëve mos harrojnë se rreziqet vazhdojnë pasi “pandemia nuk ka mbaruar”.

“Dua ta mbani mend këtë dhe të tregoni përgjegjësinë më të madhe për veten tuaj dhe për ata që janë pranë jush. Ju kërkoj të ndiqni të gjitha rekomandimet nga mjekët dhe specialistët. Na duhet kjo për sigurinë, për të mbrojtur shëndetin tuaj”, tha Putin.

Ai shtoi se dihet shumë më tepër për këtë sëmundje sot sesa disa muaj më parë, veçanërisht për mënyrën e reagimit dhe ndërtimit të masave parandaluese.

“Por tani rezultati i përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar përhapjen e virusit varet nga të gjithë, në mënyrë që të mos kemi nevojë të përdorim kufizime të shkallës së gjerë siç bëmë në pranverë, që siç e thash së fundmi, është një praktikë që dobëson ekonominë dhe kjo është një barrë për të gjithë”, tha ai.

Kryetari i Moskës, Sergej Sobyanin, njoftoi një pushim dyjavor për shkollat e kryeqytetit “për shkak të sezonit të ftohtë dhe rritjes së rasteve të koronavirusit”.

Më herët, Sobyanin gjithashtu u kërkoi të moshuarve dhe personave që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara të kufizonin kontaktet e tyre me jashtë në minimum dhe mundësisht të vetë-izolohen në shtëpi, si dhe u kërkoi kompanive të mëdha që të caktonin një pjesë të punëtorëve të punojnë në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu