• |
ide | kryesore

Demi Lovato publikon këngën ‘ Të paktën kam veten’, pas ndarjes me Max

-Instant, Paparazzi, Slider



Demi Lovato ka publikuar një këngë , pak ditë pas ndarjes me ish të fejuarin Max Ehrich.

“Jam një lëmsh dhe jam ende e shkatërruar/ Por po gjej rrugën e kthimit. Dhe më duket sikur dikush është rrëmbyer/ E gjithë drita që kam pasur ndonjëherë”, këndon Demi në një pjesë të saj.Këngëtarja e publikoi  këngën në Instagram dhe e shoqëroi me shprehjen: “Muzika është gjithmonë aty për mua”.  Demi nuk ka treguar se kujt ja dedikon këngën por fansat  kanë aluduar se është një dedikim për Max Ehrich. Për këtë arsye ata nuk kanë ngurruar t’i shprehin mbështetjen e tyre Lovato-s.“Ti je e plotësuar edhe pa dikë tjetër. Nuk je një copëz, je një kryevepër e plotë, e gjitha vetë”, i ka komentuar një ndjekëse .Javën e shkuar Demi dhe Max vendosën t’i jepnin fund fejesës së tyre, për shkak të disa konflikteve të vazhdueshme.“ Ishte shumë e dhimbshme për Demin kur kuptoi se qëllimet e Max nuk ishin të vërteta. Ndarja prej tij nuk ishte një vendim i lehtë. Demi dhe Max ishin bashkë për disa muaj me radhë”, kanë thënë disa burime për “People”.Ndërkohë Ehrich ka deklaruar se ai nuk ka qenë në dijeni për ndarjen dhe se lajmin e ka marrë vesh nga mediat.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *