• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Donald Trump dërgohet në spital pas infektimit me Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i SHBA Donald Trump është dërguar në spital më pak se 24 orë pasi rezultoi pozitiv për koronavirus. Trump filloi të shfaqte “simptoma të lehta” të Covid-19 të enjten teksa sapo mori përgjigjet e testit u fut në karantinë.

Ai mori një përzierje ilaçesh si një “masë paraprake”, tha Shtëpia e Bardhë, dhe ndjehej “i lodhur, por me humor të mirë”.
Sipas medieve ai u transportua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha në një deklaratë: “Presidenti Trump mbetet në humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka punuar gjatë gjithë ditës. Me shumë kujdes dhe me rekomandimin e mjekut të tij dhe ekspertëve, presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed për ditët e ardhshme. Presidenti Trump vlerëson mbështetjen si për të dhe për zonjën e parë.” – tha zëdhënësi. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. a ju qifsha motrat po pse mashtroni. nuk është dërguar në spital por ka njoftuar vetë me video (ku ishte si kokrra e mollës) që do të shkojë për të bërë një vizitë për t’u siguruar për një ecuri të mirë. mjaft mashtruat publikun o ju qifsha ropt.

  2. Nga mënyra se si po përhapet ky lajm veçanërisht nga mediat e majta, krijohet përshtypja se kaq shumë e urrejnë të majtët ekstremistë Trumpin, sa ja urojnë vdekjen.
    Është krejtësisht normale që një president i SHBA, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid 19, të shkojë në spital cilësor ku janë mundësitë teknike të një ekzaminimi të plotë mjeksor për të përcaktuar terapinë .
    Anormale është fshehja e infektimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *