• |
ide | kryesore

Meta: Shqipërisë po i largohen të rinjtë dhe më të arsimuarit, të ndalet shpopullimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta thotë se shpopullimi është një fatkeqësi kombëtare me pasoja fatale dhe tani, sipas tij, është koha për t’i thënë ndal kësaj gangrene sociale. Kreu i shtetit iu referua raportit të Zyrës së Mbështetjes së Azilit Europian të muajit gusht 2020, dhe tha se numri i azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria për periudhën korrik 2018 deri në korrik të vitit 2020 ka arritur në 34135 persona.

Ajo që duhet konsideruar si një alarm pse jo dhe një fatkeqësi kombëtare, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë është fakti se vendit po i ikën rinia tha Meta.

“Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e EUROSTAT-it bëjnë të ditur rreth 78% e totalit të aplikimeve, janë nën moshën 34 vjeç. Po ashtu është shumë lartë edhe shifra e azilkërkuesve të grupmoshës 18-34 vjeç, si dhe të moshës 17-18 vjeç”.

Përveç varfërisë, papunësisë, në kushtet e vendit tonë ka dhe arsye të tjera të cilat po e shndërrojnë këtë fenomen në një gangrenë sociale u shpreh kreu i shtetit.

“Të rinjtë po përballen me mungesën e vendeve të reja të punës dhe meritokracisë për punësim. Të rinjtë e perceptojnë gjendjen si të pandryshueshme dhe të papërballueshme, dhe dita ditës po braktisin vendin duke u shkëputur nga familja dhe rrethi shoqëror, si dhe nga atdheu i tyre.

Ata e kanë të pamundur për të realizuar ëndrrat e tyre, për të rritur dhe shfrytëzuar aftësitë e tyre, për të marrë pjesë në jetën demokratike.

Të rinjtë janë në një krizë të thellë besimi”.

Sipas Metës, struktura socio-demografike e flukseve të migracionit tregon se dëshirojnë të migrojnë nga Shqipëria aktualisht edhe më të arsimuarit, më të kualifikuarit, të punësuarit dhe ata me të ardhura të mesme e të larta.

“Kjo padyshim do të ketë pasoja shumë negative në zvogëlimin e kapitalit human të vendit dhe do të zbehë konkurrueshmërinë e vendit”.

Ndërsa lidhur me shifrat se sa përqind e te rinjve dëshirojnë të kthehen në vendlindje pas përfundimit të studimeve, kreu i shtetit tha se edhe këtu rezultatet janë tepër dekurajuese dhe alarmuese.

“Sipas vrojtimeve 94% e tyre duan të qëndrojnë në vendet ku kanë studiuar jashtë dhe jo të kthehen në vendin tonë”.

“Rrjedhimisht, si pasojë e këtij emigrimi, Shqipëria po humbet kapitalin e saj më të çmuar, atë human dhe në rradhë të parë të rinjtë e talentuar dhe të mirëarsimuar në universitetet brenda dhe jashtë vendit.

Migrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve nga Shqipëria në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e largimit masiv të trurit, kostoja e të cilit mund të jetë fatale për vendin dhe kombin në të ardhmen. Ndaj duhet një reflektim nga e gjithë klasa politike dhe shoqëria jonë, për t’i thënë ndal shpopullimit të Shqipërisë, rikthimit të besimit në rradhë të parë tek të rinjtë dhe të rejat për të ardhmen europiane të vendit tonë”, u shpreh Meta.

Deklarata e Presidentit Meta u dha teksa vlerësoi studiuesin e mirënjohur të emigracionit shqiptar, Profesor Russell King me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për veprimtarinë e tij disavjeçare kërkimore-shkencore në studime, botime dhe konferenca ndërkombëtare, duke u renditur si një nga studiuesit më të njohur në fushën e emigracionit shqiptar në Evropë.Në vlerësim të punës së tij të palodhur për sensibilizimin e të rinjve, studentëve dhe studiuesve shqiptarë e të huaj ndaj këtij fenomeni shoqëror, çështje e rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj”.



7 Comments

  1. O Baftiar, qenke komplet rr. llari, qenke b.le kerpaci, mehmetaj komplet, o kalamaq, o legen, ky eshte shqetesimi, halli qe ka ky popull?!

  2. Te rinjye bejne mire qe ikin qe te vijne nigerianet e tu qijne grate komunistavebythqira.
    Kur te vdesin te kuqte mund te behet qelbistani. Deri atehere kucovaret do bejne ligjin ne kryeqytetin e halese.

  3. Pershendetje Doktor,
    Ju faleminderit per publikimin e informacionit qe ju dergova per tenderin e hekurudhes dhe me bën pershtypje se asnje gazete, tv apo media online nuk e ka dhene te pakten si lajm.Komunisti guerilas miu te kiu qe fle gjume te bodrumet e salihut ne shqup ben si demokomunist i flakte

  4. Pse sot u kujtove o fshatar i Cepanit per eksodin e inteligjences qe ka 30 vite duke vazhduar pa nderprerje.

  5. Në 6 prill 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, firmosi një dokument sekret, duke garantuar shtetin turk, se shteti shqiptar do të respektonte të drejtat e Izet Haxhinës, nëse ekstradohej në Shqipëri. “…do t’i garantojë personit të ekstraduar garancitë proceduriale të njohura nga pakti ndërkombëtar i OKBS për sa i takon të drejtave civile e politike…”, thuhet në dokument. Ekstradimi i Izet Haxhisë ishte kundër interesave të Berishës, pasi një lëvizje e tillë, çonte në hapjen e dosjes së Azem Hajdarit, për vrasjen e të cilit Berisha ka ndryshuar disa alibi dhe nuk ka pranuar kurrë të dëshmojë në gjykatë. Sot Berisha është në telashe, pasi drejtësia do të vendosë në 9 tetor nëse do ta thërrasë apo jo si dëshmitar.

    Në vitin 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, u pozicionua kundra ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku të akuzuar kryesorë janë Sali Berisha dhe Shkëlzeni. Rusmali pozicionohet kundër Fatmir Mediu në mbledhjen e qeverisë 17 shkurtit 2007

  6. Presidenti thote nje te vertete, kush ka vesh ta degjoje e ta kuptoje duhet te filloje veprimin…Gam gam gam nga bodrumet e Lal Kerozenit kane 7 vite qe torturuan ketet vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *