• |
ide | kryesore

Pirlo del hapur për Chiesa, por Juventus duhet të shesë Douglas Costa: “Të shohim të hënën”

-Instant, Sport



Është garë me kohën në kampin e Juventus për të bërë goditjen e fundit të merkatos. Një objektiv në shënjestër të drejtuesv bardhezinj prej të paktën një viti: Federico Chiesa. Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso, në krahasim me verën e kaluar, ka qenë i hapur për shitjen e sulmuesit por nuk lëviz tek cmimi: nëse doni Chiesa shifra duhet të jetë 60 milionë euro. Asnjë zbritje. E Juventus do të kërkojë me cdo kusht të mbyllë operacionin pikërisht në këto ditë të fundit të merkatos. Akordi me Chiesan është: gati në tavolinë një kontratë 5 vjecare me rreth 4,5 milionë në sezon. Sipas të dhënave të fundit, Fiorentina ka aprovuar ndarjen e kësteve në 4 vjet.

Edhe tekniku i bardhezinjve Andrea Pirlo, ka dalë hapur për Chiesa, duke pranuar tratativën që është në lojë e duke lënë të kuptohet se vetëm mbyllja e merkatos mund të japë përgjigjet nëse lojtari do të mbërrijë apo jo në Torino: “Jemi duke folur, të shohim të hënën”.

Sidoqoftë, klubi bardhezi duhet më parë të shesë. I pari që u largua ishte Daniele Rugani: gjithcka e kryer me Rennes për mbrojtësin, që fluturoi në Francë mëngjesin e sotëm (duhet të ishte nisur dje, por koha e keqe ndryshoi planet). Për të është parashikuar një huazim për 1,5 milionë euro. Por për drejtuesit bardhezinj pengesa e madhe në cështjen Chiesa janë Douglas Costa e Khedira, që kushtojnë 6 milionë në sezon paga, në skadencë respektivisht në qershor 2022 e 2021. Braziliani është gati të niset vetëm për një klub të rëndësishëm, në anën tjetër gjermani vazhdon ti thotë jo gjithë propozimeve për zgjiedhjen e kontratës. Një emër tjetër është Mattia De Sciglio: në orët e fundit u ofrua Celtic, por lojtari nuk e preferon destinacionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *