• |
ide | kryesore

Juventus priti në fushë, Napoli nuk u paraqit: De Laurentiis i shkruan Ligës, kërkon të shmangë 3-0 në tavolinë

-Instant, F1, Sport



Në përfundim të një dite plot komunikata, përgjigje e kundërpërgjigje, në orën 20:45 në Allianz Stadium për Juve-Napoli janë prezantuar në fushë vetëm futbollistët bardhezinj e skuadra arbitrale. Pas pozitivitetit ndaj Covid -19 të Zielinski e Elmas, në fakt, të besuarit e Gattuso nuk janë nisur për në Torino nga kryeqendra kampane, duke respektuar orientimin e Asl Napoli 2 Nord. Vendim kundër të cilit u shpreh qartë Lega, duke pretenduar vlefshmërinë e Protokollit Figc e inekzistencën e “masave të Autoriteteve shtetërore ose lokale që ndalojnë zhvillimin normal të ndeshjes”. Sipas rregullores, tani Napoli rrezikon humbjen 3-0 në tavolinë.

Aurelio de Laurentiis i ka shkruar një letër Lega Calcio, Figc, arbitrave e Juventus për të motivuar vendimin për të mos u prezantuar në Torino për sfidën kundër Juventus. “Nuk mund të niseshim, Asl e ka marrë në konsideratë mundësinë e përjashtimit të parashikuar sipas protokollit, por nuk na lejoi të niseshim, duhet të shtyni ndeshjen”.

Bardhezinjtë pritën në fushë, bashkë me arbitrat, sipas rregullores së përcaktuar e tani pritet vetëm vendimi i Gjykatësit Sportiv. Andrea Agnelli, presidenti i Juventus, ndërkohë ka folur për cështjen e krijuar. “Ajo që është e rëndësishme është të qartësohemi. Kemi protokolle shumë të qarta dhe parashikohej cfarë duhet të ndodhte nëse do të kishim një rast pozitiviteti me Covid – shpjegoi numri 1 i klubit -. Në këtë pikë i besohet protokollit e dihet cfarë duhet bërë. Shkohet në izolim në një strukturë të aprovuar nga Asl e kështu mund të stërvitemi e të luajmë ndeshjet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *