• |
ide | kryesore

Dëmtohet Uzuni, leje nga Juventus për Vrionin: ja lëvizjet e fundit në kombëtare

-Instant, F1, Sport



Tekniku i kombëtares Edy Reja ka humbur një tjetër sulmues të rëndësishëm, madje një nga ata që do të dëshironte ta shihte në fushë. Myrto Uzuni i bashkohet kështu Thomas Strakoshës dhe Jon Mersinajt, gjithashtu të dëmtuar, duke shtuar listën e mungesave për teknikun italian. Pas konsultave me stafin mjeksor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.

Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League në transfertë ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor do të pësojë sërish ndryshime për shkak të dëmtimeve, një ditë para nisjes për në Kazakistan. Që nga dita e djeshme me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të sigurojë lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa sot në mesditë me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *