• |
ide | kryesore

Komisioni amerikan vendos për debat presidencial online, Trump refuzon

Lajme, Planet



Komisioni Amerikan për Debatet Presidenciale ka njoftuar se debati i dytë midis presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden, do të mbahej online të enjten e ardhshme. Presidenti Trump ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke thënë për Fox Business Netëork se vendimi ishte i papranueshëm dhe se nuk do të merrte pjesë në debat online. Për Trump zhvillimi i debatit online është një humbje kohe. Biden ndërkohë nuk ka reaguar as ndaj njoftimit të Komisionit e as ndaj komentit të Trump për këtë datë.

Trump rezultoi pozitiv me Covid-19, para disa ditësh dhe u shtrua në spital. Momentalisht raportohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *