• |
ide | kryesore

Kelly Rowland, nënë për herë të dytë (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider



Kelly Rowland pret të bëhet nënë për herë të dytë! Mikesha më e mirë e Beyonce-s, e dha “surprizë” lajmin e shtatzënisë, duke u shfaqur me barkun e rrumbullakosur në kopertinën e “Women’s Health”.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Tim Weatherspoon, prej kohësh mendonin të zgjeronin familjen.  “Kishim folur shumë rreth kësaj çështjeje dhe pastaj ndodhi Covid-19. Thamë të ndodhë çfarë të ndodhë!” – u shpreh Rowland gjatë intervistës.

Çifti janë prindër të një djali 6-vjeçar, të quajtur Titan. Këngëtarja u shpreh se fillimisht hezitoi ta ndante lajmin e gëzueshëm me fansat, duke u nisur nga situata aktuale dhe çfarë po ndodh tani në botë. Ndërsa tani, e bëri publike pritjen e ëmbël për t’i kujtuar sa e bukur është jeta dhe sa bukur është të mundësh të sjellësh një fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *