• |
ide | kryesore

Ndërhyn Rusia, merr një kthesë të papritur lufta Azerbajxhan-Armeni

-Instant, Lajme, Planet

Ministrat e jashtëm nga Armenia dhe Azerbajxhani do të marrin pjesë në bisedimet rreth konfliktit në rajonin e Nagorno-Karabakh-ut në Moskë.


“Baku dhe Jerevani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në negociatat në Moskë. Përgatitjet janë në aktivitet të plotë,” tha për AFP zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.


Presidenti rus Vladimir Putin i ka ftuar ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në Moskë për bisedime paqeje më 9 tetor. Në deklaratën e Kremlinit thuhet se Presidenti i Rusisë po bën thirrje për të ndaluar luftimet në Nagarabah për arsye humanitare, për të shkëmbyer trupa të vdekur dhe të burgosur.  Në deklaratë po ashtu thuhet se Putin pati një seri bisedash telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të ndërmjetësojë bisedimet e paqes.

2 Comments

  1. perqendrimi vemendjes eshte drejtim ,fjala qe flitet eshtesht pergjegjsi ,vepra llogari, thotë:

    ky eshte fundi dhe cmimi padrejtesis qe paguhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu